Studentet

NJ O F T I M

Universiteti “Eqrem Çabej” njofton të gjithë studentët se pushimet dimërore të studentëve do të zhvillohen në periudhën prej datës 21 dhjetor 2020 deri në 4 janar 2021. Vendimi u mor në bazë të urdhrit të rektorit të universitetit “Eqrem Çabej”, në mbështetje të urdhërit nr. 393, dt 29.09.2020 të Ministrit të Arsimit.

Të nderuar studentë !

Si pasojë e përhapjes së shpejtë të Covid-19 ,Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e mësimdhënies në auditore.                           Në këto kushte njoftojmë se mësimi muajin e parë të këtij viti akademik 2020-2021, do të zhvillohet online.

Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në bazë të përgjigjeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë që i cilëson “vendet ku janë të përqendruara IAL- të vatra të larta infektimi.”                       “Epiderniologët argumentuan që ardhja nëpër auditoret e IAL-ve apo edhe në konviktet ku akomodohen studentët nga i gjithë vendi, do të përbënte shkas për përhapjen e infeksionit Covid-19 edhe në ato zona ku situata epidemiologjike është më e ulët” theksojnë specialistët e shëndetësisë.

Logohuni në email – et zyrtare për të hyrë në klasat online.       Oraret i gjeni në faqen web, krahas manualit të përdorimit.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale  dhe në web-in zyrtar të universitetit “Eqrem Çabej” www.uogj.edu.al , për më shumë informacion.

NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN            Sfida Covid-19

Gara e studentëve: Sfida Covid-19

https://www.britishcouncil.al/programmes/education/sep/policy-challenge

Data 1 qershor sjell në klasat dhe auditoret e universitetit tonë studentët që do të kryejnë mësimin në kushte të veçanta, me orare dhe rregulla të vendosura qartë. Mosrespektimi i tyre do të ketë penalitete për të gjithë shkelësit.

Studentët e programeve “Bachelor” dhe studentët e vitit të dytë të programeve me karakter profesional, hyrja për në institucion – ora 08:00.Studentët e programeve të ciklit të dytë “Master”, “Master Profesional” – ora 10:00.

Hyrja do të bëhet nga hyrja kryesore e ambienteve të jashtme të universitetit, duke eleminuar dy hyrjet anësore. Të gjithë do të hyjnë me rradhë një nga një me largësi 1.5 deri në 2 metra.Para hyrjes do të kryhet:

a. verifikimi i temperatures

b. verifikimi i pajisjes me maskë dhe doreza personale

c. Sprucimi me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duard. Identifikimi i çdo personi në bazë të listave të studentëve, personelit akademik apo stafit administrative.

Studentët me shenja të sëmundjes, simptoma të ngjashme apo temperaturë këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë sekretarinë mësimore përmes telefonit. Sekretaria mësimore informon në dekanat për çdo rast të evidentuar.

Tarifa dhe pagesa

Mund te klikoni:

PAGESËN E TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR VITIN 2015-2016

PAGESËN E TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR VITIN 2016-2017