MEVLANA


Mevlana është një program mbi shkëmbimin e studentëve dhe personelit akademik midis Institucioneve të Arsimit të Lartë në Turqi dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë të vendeve të tjera në botë pavarësisht rajonit të tyre.Ai ka për qëllim të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe rritjen e ndërveprimit kulturor.

Universiteti i Gjirokastrës ka nënshkruar një protokoll bilateral në kuadër të programit të shkëmbimit Mevlana me Universitetin e Trakisë(Ederne), në Turqi. Studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Gjirokastrës mund të përfitojë nga ky program për të kryer studime për një semestër apo për të dhënë leksione për dy javë në këtë universitet.

a

a

a

Aplikim per trajnim World University Service WUS-Germany.
Njoftim per shpalljen e programit World University Service WUS-Germany me  sqarimin e meposhtem.Pervec kriterit te notes mesatare dhe te ardhurave familjare, pjesemarrja ne trainim eshte e detyruar per 30 studentet qe do te perzgjidhen, dhe me pas per te kaluar ne fazen e marrjes se burses. Pra nuk mund te kerkoje burse nje student qe nuk ka marre pjese ne trainim. Ne fazen e trainimit nuk eshte e domosdoshme gjuha angleze, por ata qe do perzgjidhen per me tej duhet ta kene gjuhen te dokumentuar patjeter.