Studentet

NJ O F T I M

SHKOLLË DIMËRORE

     Shkolla Dimërore për Komunikim Diplomatik, Protokoll & Etiketë, 13 – 14 Mars 2021, në Prishtinë, Kosovë. Kjo është e dizajnuar për të mprehur aftësitë profesionale, sociale, afariste dhe diplomatike dhe për të fuqizuar kompetencën tuaj multi – kulturore të komunikimit.

      Kjo SHKOLLË DIMËRORE intensive DY (2) ditore do t’ju pajis me certifikim të kryerjes së shkollës, libra, material, fotografi, video të protokollit, duke analizuar në grup sjellje dhe modele të kulturave të ndryshme nëpër botë.

      INVESTIMI I JUAJ PËR TRAJNIM PËRFSHINË

      • Dy ditë të plota dinamike, që përshijnë ligjërata dhe ushtrime (nga ora 09:00 – 16:00),,
• Trajnim interaktiv, në të cilin pjesëmarrësit do të ndahen në role të ndryshme,
• Materiale dhe literaturë gjithëpërfshirëse për pjesëmarrësit që të zgjerojnë njohuritë e tyre edhe pas kryerjes së kursit,

      • Shpjegim në detaje të kodit të veshjes dhe termeve në ftesat diplomatike, organizimin e ngjarjeve diplomatike dhe

      •Vizita studimore në Kuvend të Kosovës, Presidencë të Kosovës dhe Ministri të Punëve të Jashtme.

      • Certifikimi i pjesëmarrësve.

            PAGESA PËR PJESËMARRJE
            Pjesëmarrja në tërësi në këtë shkollë ka një kosto prej #33 euro, të cilën secili  

            pjesëmarrës duhet ta paguaj, bazuar në udhëzimin në fletë pranim.
            Për konsultime ose pyetje, ju lutem kontaktoni në    

            email: prot.diplo.academy@gmail.com ose +38345603619

            REGJISTRIMI PËR PJESËMARRJE
            Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një forme regjistrimi në këtë model për 

            pjesëmarrje deri me datë 10 mars 2021, ora 23:00,
            https://form.jotform.com/203326121444847

Dita virtuale  ne Universitetin Hebre te Jeruzalemit eshte ne date 14 Shkurt 2021, ora 5 pm

Universiteti “Eqrem Çabej” njofton të gjithë studentët se pushimet dimërore të studentëve do të zhvillohen në periudhën prej datës 21 dhjetor 2020 deri në 4 janar 2021. Vendimi u mor në bazë të urdhrit të rektorit të universitetit “Eqrem Çabej”, në mbështetje të urdhërit nr. 393, dt 29.09.2020 të Ministrit të Arsimit.

Të nderuar studentë !

Si pasojë e përhapjes së shpejtë të Covid-19 ,Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e mësimdhënies në auditore.                           Në këto kushte njoftojmë se mësimi muajin e parë të këtij viti akademik 2020-2021, do të zhvillohet online.

Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në bazë të përgjigjeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë që i cilëson “vendet ku janë të përqendruara IAL- të vatra të larta infektimi.”                       “Epiderniologët argumentuan që ardhja nëpër auditoret e IAL-ve apo edhe në konviktet ku akomodohen studentët nga i gjithë vendi, do të përbënte shkas për përhapjen e infeksionit Covid-19 edhe në ato zona ku situata epidemiologjike është më e ulët” theksojnë specialistët e shëndetësisë.

Logohuni në email – et zyrtare për të hyrë në klasat online.       Oraret i gjeni në faqen web, krahas manualit të përdorimit.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale  dhe në web-in zyrtar të universitetit “Eqrem Çabej” www.uogj.edu.al , për më shumë informacion.

NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN            Sfida Covid-19

Gara e studentëve: Sfida Covid-19

Data 1 qershor sjell në klasat dhe auditoret e universitetit tonë studentët që do të kryejnë mësimin në kushte të veçanta, me orare dhe rregulla të vendosura qartë. Mosrespektimi i tyre do të ketë penalitete për të gjithë shkelësit.

Studentët e programeve “Bachelor” dhe studentët e vitit të dytë të programeve me karakter profesional, hyrja për në institucion – ora 08:00.Studentët e programeve të ciklit të dytë “Master”, “Master Profesional” – ora 10:00.

Hyrja do të bëhet nga hyrja kryesore e ambienteve të jashtme të universitetit, duke eleminuar dy hyrjet anësore. Të gjithë do të hyjnë me rradhë një nga një me largësi 1.5 deri në 2 metra.Para hyrjes do të kryhet:

a. verifikimi i temperatures

b. verifikimi i pajisjes me maskë dhe doreza personale

c. Sprucimi me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duard. Identifikimi i çdo personi në bazë të listave të studentëve, personelit akademik apo stafit administrative.

Studentët me shenja të sëmundjes, simptoma të ngjashme apo temperaturë këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë sekretarinë mësimore përmes telefonit. Sekretaria mësimore informon në dekanat për çdo rast të evidentuar.