PROJEKTE TE FINANCUARA NGA AMBASADA AMERIKANE

PROJEKTE TË MBËSHTETUR NGA AMBASADA AMERIKANE

PROJEKTE NË VAZHDIMËSI

  1. media and information literacy pËr mËsuesit e ardhshËm

       Periudha: Janar – Djetor 2023

Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias

Mbështetur: Ambasada e ShBA

UNIVERSITETET PJESËMARRËSE:

  • Universiteti i Tiranës
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
  • Fakulteti Histori-Filologji
  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës
  • Fakulteti i Shkencave Sociale
  • Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër
  • Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan
  • Universiteti Fan Noli, Korçë
  • Universiteti Ismail Qemali, Vlorë
  • Universiteti Eqrem Çabej, Gjirokastër
  • Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës
  • Kolegji Universitar Beder (pjesëmarrës për herë të dytë)

OBJEKTIVAT:

  • Përgatitja/finalizimi i një kurrikule në Media Literacy
  • Futja si lëndë me zgjedhje në programet e mësuesisë në vitin akademik 2023-2024
  • Trajnimi dhe përgatitja e pedagogëve që do të japin këtë lëndë
  • Organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësimi i studentëve dhe pedagogëve që Media Literacy nuk është një lëndë që i përket vetëm programeve të gazetarisë.

 Përshkrimi i projektit

Ndërhyrjet e MIL në nivel universitar do të planifikohen në tre nivele:

1) operacionale (duke përfshirë promovimin dhe ndërgjegjësimin

2) analitike (të kuptuarit e medias, të menduarit kritik, aftësitë analitike, verifikimi i burimeve, identifikimi i lajmeve të rreme, dezinformimi dhe propaganda, etj.)

3) krijuese (zhvillimi i aftësisë për të krijuar përmbajtje si dhe për ta publikuar atë). Ky projekt trajton tre nivelet e ndërhyrjes efektive të MIL në universitete.

  • PROJEKT STUDENTOR: VLERËSIM I INFORMACIONIT MEDIATIC NGA STUDENTËT DHE INTEGRIMI I TIJ PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE

Periudha: Nëntor – Djetor 2023                        Financues: Instituti Shqiptar i Medias                                   Mbështetur: Ambasada e ShBA në Tiranë

PJESËMARRËS: Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej”, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.

OBJEKTIVAT:

Nëpërmjet këtij projekti studentor synohet që të kuptohet dhe vlerësohet nga studentët/tet rëndësia e edukimit dhe komunikimit mediatik në funksion të formimit dhe edukimit të fëmijëve më aftësi ndryshe.

Në mënyrë më specifike synohet që:

  • të studiohet nga studentët se si edukimi mediatik sjell ndikime pozitive që lidhen me pasurimin e njohurive, perceptimeve dhe sjelljeve;
  • të përgatiten studentët për tu mësuar fëmijëve me aftësi ndryshe mënyra alternative për të analizuar dhe reflektuar mbi mesazhet mediatike;
  • të aftësohen fëmijët me aftësi ndryshe për të kuptuar dhe deshifruar drejt mesazhet e medias duke vlerësuar kuptimet e drejtpërdrejta apo të nënkuptuara;
  • të hartohen dhe komunikohen mesazhe efektive mediatike duke zhvilluar aftësinë e të menduarit kritik te fëmijët me aftësi ndryshe.

Përshkrimi i projektit

Projekti mbështetet në tre aktivitete bazë:

  1. Hartimi dhe plotësimi i një pyetësori mbi Media Literacy nga një numër i caktuar fëmijësh me aftësi ndryshe që studiojnë në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Gjirokastrës dhe një numër i caktuar studentësh që studiojnë në Njësinë Bazë të Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.

2. Ndërtimi i një raporti, nga studentët të mbështetur nga stafi akademik, mbi gjetjet e pyetësorit të plotësuar në fazën e parë të projektit.

3. Workshop për ndërgjegjësimin e palëve të interesuara dhe shpërndarjen e gjetjeve, konkluzioneve dhe sugjerimeve të projektit mbi aftësitë e fëmijëve me aftësi ndryshe për të lexuar siç duhet mesazhet mediatike.