Programet e ciklit të dytë, master në mësuesi, master profesional dhe master i shkencave

  • Programet e ciklit të dytë, master në mësuesi, master profesional dhe master i shkencave

Programet e studimeve “Master në Mësuesi” dhe Master profesional” u ofrojnë të diplomuarëve me një diplomë të ciklit të parë njohuri të thelluara teorike dhe praktike profesionale në drejtimin përkatës.  Këto programe: realizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike; studentët në këtë program, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar formimi ose punim diplome;   në përfundim të studimit lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

Programet e studimit “Master i shkencave”i pajisin të diplomuarit, që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës. Këto programe: organizohen me 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe kanë kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike; përfshin 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar,  i cili përfundon me diplomë (mikrotezë); në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Kriteret e pranimit për programet e studimeve Master profesional”  dhe “Master i shkencave”, përcaktohen nga njësia bazë që ofron programin përkatës. Ato bëhen publike në faqen zyrtare të UGJ-së, pas miratimit nga Senati Akademik.

 Njësia bazë, përzgjedh studentët fitues, sipas programeve përkatëse, të cilët miratohen nga Dekani. Aplikantët fitues regjistrohen pranë njësisë përkatëse kryesore, brenda afatit të përcaktuar në udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, UGJ-ja përcjell në QSHA listën e studentëve të regjistruar, me qëllim paisjen e tyre me numur matrikullimi (NIM).

Për t’u njohur me kriteret e pranimit në Ciklin e dytë të studimeve , në UGJ, për Vitin Akademik 2023-2024

Programet e Ciklit të Dytë, Master në Mësuesi, Master Profesional dhe Master i Shkencave

  1. Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore

Ofron 7 (shtatë ) programe “Master” në “Mësuesi”; 2 (dy) programe “Master Profesional”; 2 (dy) programe “Master i Shkencave”.

Master në Mësuesi (Kliko këtu)

  • “Master” në “Mësuesi” për “AMU në Matematikë-Informatikë”
  • “Master” në “Mësuesi” për AMU në Biologji-Kimi”
  • “Master” në “Mësuesi” për “AMU në Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek”
  • “Master” në “Mësuesi  për AMU në Gjuhë Letërsi”
  • “Master” në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm të Ulët në Gjuhë Angleze”
  • “Master” në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm të Ulët në Histori Gjeografi”
  • “Master “ në  “Mësues në Arsimin Special”

Master Profesional (Kliko këtu)

  •  “Master Profesional” në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
  • “Master Profesional” në “Mësuesi për Arsimin Fillor në Gjuhën Greke”

  • Master i Shkencave (Kliko këtu)
  •  “Master i Shkencave” në “Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike”
  • “Master i Shkencave” në “Arkeologji, Histori dhe Administrim i Pasurive Kulturore – ASPIC” (Program i përbashkët me Universitetin e Maçeratës, Itali)

2. Fakulteti i Shkencave te Natyrës ofron 1 (një) Master Profesional (Kliko këtu)

  • “Master Profesional” në “Shkencat Infermierore”

3. Fakulteti Ekonomik Master Profesional (Kliko këtu)

  • “Master Profesional” në “Turizëm”
  • “Master Profesional” në “Administrim-Publik”
  • “Master Profesional” në “Kontabilitet-Financë”
  •  “Master i Shkencave” në “Financë – Kontabilitet”

 Programet e Cikli i të Tretë, Master Ekzekutiv