Këshilli Studentor


Rregullore e organizimit te zgjedhjeve per Keshillin Studentor


Urdhër nr. 29 datë 30.04.2024 për proçesin zgjedhor për këshillin studentor në Universitetin “Eqrem Çabej “ Gjirokastër

RREGULLORJA PËR ZGJEDHJET E KËSHILLAVE TË STUDENTËVE

Kjo rregullore përcakton rregullat  dhe përgatitjen,organizimin,zhvillimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për Këshillat Studentorë të Fakulteteve të UGJ-së,si dhe kushtet dhe afartet për regjistrimin e kandidatëve,të drejatat dhe detyrimet e tyre,dokumentacionin zgjedhor,listat e zgjedhësve,fushatën zgjedhore,kriteret për hartimin e listës së zgjedhësve,proçedurat për votimin,vlerësimin dhe numërimin e votave,shpalljen e rezultateve,proçedurat për shqyrtimin e ankimimeve,di dhe rregullat për administrimin  dhe ruajtjen e dokumentacionit.

KARTA E STUDENTIT

Studentët e institucioneve publike e private të arsimit të lartë pajisen me kartën e studentit,me anë të saj studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.

Përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit  të ministris përkatëse që mbulon institucionin e arsimit të lartë ose njësive të qeverisjes vendore që  mbulojnë shërbimet e ofruara ndaj studentëve.

TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTËVE

Studentët kanë të drejtë:

  1. Të ndjektin të gjitha veprimtaritë mësimore që zhvillohen në kuadrin e programit të studimit ku ata janë regjistruar.
  2. Të përdorin infrastrukturën,që institucioni I arsimit të lartë vë në dispozicion të proçesit mësimor,si dhe të përfitojë nga shërbimet mbështetëse  që ofrohen nga institucioni.
  3. Të shprehin vlerësimin e tyre për cilësinë e  mesimdhënies dhe punën  e personelit në institucionin e arsimit të lartë.
  4. Të sigurohen  nga institucioni i arsimit të lartë,në një ndër shoqëritë e  sigurimit, për të gjithë kohëzgjatjen e parashikuar të studimeve,pë riskun e ndërprerjes së veprimtarisë  apo risqe të tjera,sipas përcaktimeve në udhëzimin  e Ministrit përgjegjës për Arsimin dhe Ministrit të Financave.

Studentët kanë për detyrë:

  1. Të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë.
  2. Të respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë.
  3. Të paguajnë tarifat e përcaktuara në këtë ligj dhe nga institucionet e arsimit të lartë ,si dhe tarifat e shërbimeve që u ofrojnë institucionet e arsimit të lartë.
  4. Të respektojnë Kodin e Etikës së institucionit të arsimit të lartë.

Studentit përsëritës i ndërpritet mbështetja nga fondet publike, me përjashtim të rasteve madhore.Në statutin e institucionit mund të përcaktohen të drejta dhe detyra të tjera të studentëve.

ALUMNI

Aktivitete:

ALUMNI

Universiteti Eqerem Çabej  është i përqëndruar te studenti për ti ofruar atij dijet dhe njohuritë që do e ndihmojnë atë në rritjen profesionale dhe për tu përshtatur me atë çka kërkon tregu i punës.

UGJ,si institucion arsimor është përpjekur ta formojë studentin jo vetëm me dijet e nevojshme,por edhe me njohuri të tjera të kërkuara nga zhvillimi i shpejtë i shoqërisë,duke synuar formimin e qëndrueshëm professional në përputhje me zhvillimet e tregut të punës.

Në epokën e rrjeteve sociale lidhja me studentët e diplomuar nuk ndalet.Institucioni ynë ruan një marrëdhënie të forte me ish-studentët pë dobin që I sjell jo vetëm UGJ-së por edhe vet atyre në kuadrin  e edukimit të tyre gjatë gjithë jetës.

Ndaj krijimi i një rrjeti alumni të angazhuar,mbështetës është thelbësor për suksesin e institucionit tone.

Ne përpiqemi të mbajmë të informuar rrjetin alumni në mënyrë që ata të mbeten të angazhuar për të qenë pjesë e jona në ndihmë të progresit të universitetit.

KËSHILLIMI I KARRIERËS

Zyra e  Këshillimit të Karrierës në Universitetin e Gjirokastrës ka si mision të sajën të drejtojë dhe të mbështesë studentët gjatë proçesit të formimit universitar të tyre,si dhe ti orientojë dhe këshillojë ata me kërkesat në tregun e punës.

Qëllimet qësynon të realizojë zyra e Këshillimit të Karrierës janë:

  • Të organizojë këshillimin  e studentëve në lidhje me proçesin akademik
  • Të ofrojë ofrojë këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve.
  • Të mbështesë Këshillin Studentor,I cili është një organizëm I pavarur në Universitetin e Gjirokastrës që përfaqëson dhe mbron interest e studentëve.

PARIMET BAZË TË ZYRËS SË KËSHILLIMT TË KARRIERËS JANË:

  • Mbështetjen e studentëve në proçesin e rritjes profesionale si dhe krijimin e mundësive që        të shfrytëzojnë njohuritë e veta në dobi të zhvillimit të tyre.
  • Nxitjen e studentëve në zgjerimin e horizontit të tyre për të qenë aktiv
  • Orientimi I duhur që studentët të kuptojnë tregun e punës,mundësit dhe sfidat.
  • Nxitjen e studentëve në përfshirjen e tyre ekstrakulikulare.

KËSHILLI STUDENTOR

Këshilli studentor i Universitetit të Gjirokastrës është një organ i pavarur,i cili përfaqëson interesat e studentëve. Këshilli studentor shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet  me interes të institucionit,si për rregulloret për veprimtaritë mësimore,cilësinë e shërbimeve,zhvillimin  e veprimtarive të ndryshme,kulturore,artistike,sportive etj.

Këshilli Studentor UGJ (Kontaktet)

  • Email:                                       @ugj.edu.al
  • Facebook:Këshilli StudentorUGJ
  • Instagram:Këshilli  StudentorUGJ

Kryetar i Këshillit Studentor

Email:__________________

OBJEKTIVAT E KËSHILLIT STUDENTOR

Të trajtojë shqerësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre

Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive të studentëve

Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Universitetit dhe të Fakulteteve me synim përmirësimin e proçesit mësimor

Ndërgjegjësimin e studentëve lidhur me edukimin dhe ndërtimin e karriere

Krijimin e klubeve studentore për çdo Fakulte

Pjesëmarrjen e studentëve në vendimmarrjen universitare

Bashkëpunim në mënyrë aktive me Këshillin Studentor të institucioneve të tjera universitare

Të organizojë jetën kulturore ,sportive dhe sociale

Të krijojë shërbime lehtësuese për studentët

KLUBET STUDENTORE UGJ

Aktivitet e Klubeve Studentore

Për një jetë sa më aktive  studentore,zyra e Këshillimit te Karrierës, ka ngritur klubet stundentore të UGJ.Qëllimi i tyre  është që studentët sipas programit të studimit munden të realizojnë takime veç orëve të mësimit.Këto klube zhvillojnë takime dy herë në muaj në formë debatesh,tryeza  rrumbullakta,diskutime për tema të fushave që studiojnë,si dhe të ftuar të fushave të cilat mbulohen nga departamenti.

Datat  e takimeve të çdo klubi,sipas programit të studimit do t’u përcillen nga pedagogu mentor i klubit i cili ju fton të jeni pjesë e classroomit tutorial akademik.

KLUBE STUDENTORE UGJ

  • Klubi i Ekonomistëve
  • Klubi i Karrierës
  • Klubi i Infermierëve
  • Klubi i Sportit
  • Klubi i Letërsisë
  • Klubi i Historisë
  • Klubi i Letërsisë dhe Qytetërimit Grek
  • Klubi i Vullnetarëve
  • Klubi i Artit dhe Kulturës(Pikturë,teatër,këngë)
  • Klubi i Turizmit
  • Klubi i Pasurive Arkeologjike
  • Klubi i Mësuesis
  • Klubi i Gjuhëve të Huaja
  • Klubi i Informatikës

    Aktivitete Studentore

Krahas zhvillimit të proçesit mësimor në Universitetin Eqrem Çabej vijojnë edhe aktivitete studentore,të cilat ndiqen nga zyra e Këshillimit të Karrierës.Studentët me idetë dhe projektet e tyre kontribuojnë në sensibilizimin e shoqërisë.

Studentët e UGJ-së realizojnë punime,aktivitete të ndryhme.Këto material shpërndahen drejt një publiku më të gjerë nëpërmjet faqeve online(Facebook,Instagram) të Universitetit.Të gjitha këto aktivitete ekstrakurrikulare  të konceptuara nga studentët monitorohen dhe mbështeten nga njësitë e institucionit tone.

                                   Klubet Studentore

Klubet studentore në universitetin tone janë ngritur dhe ndërtuar mbi baza akademike,të cilat kanë në plan të parë orientimin e studentit,përshtatjen e tij me jetën studentore.

Pjesë e Klubeve Studentore mund të jenë jo vetëm studentët e UGJ,por gjithashtu mirëpresim antarësim dhe pjesëmarrje edhe nga gjimnazistë,maturantë të cilët mund të mund të zgjedhin secilin klub të interesave,të tyre dhe mund ta përdorin përvojën  e fituar në karrierën e ardhshme.

Klubet janë të krijuara nga studentët dhe të mbështetura nga pedagogët si figura që kujdesen për funksionalitetin e klubeve.

Qëndra e Shërbimit Studentor ofron në ambientet e saj akses interneti, e-maili, cd, katalogë dhe udhëzues për orientimin e studentëve të universitetit “Eqrem Çabej”.