Thirrje për Projekte
Tabela e Projekteve
Projekte Erasmus+
Projekte Jean Monnet
Projekte IPA
Projekte TEMPUS
Projekte të financuara nga Ambasada Amerikane
Projekte të financuara nga AKKSHI
Projekte të financuara nga UGJ
Hapen thirrjet për shkrim projekt propozimesh në kuadër të programit The Interacademy Partnership (IAP).
Hapen thirrjet për shkrim projekt propozimesh në kuadër të programit Research Expertise from Academic Diaspora (READ).
Thirrja e dytë për aplikime për projekte kërkimore – shkencore
ANEKS-1a. Forma e aplikimit për projekte të UGJ-së
ANEKS-2a. Forma e Propozimit Financiar 2024
Hapen thirrjet për aplikime për projekte kërkimore – shkencore
Njoftim për shtyrje afati per aplikime projektesh kerkimore shkencore deri me 5 korrik 2024
ANEKS-1. Forma e aplikimit për projekte të UGJ-së
ANEKS-2. Forma e Propozimit Financiar 2024
Hapen thirrjet për shkrim project propozimesh në kuadër të programit Horizon Europe – ERA
Hapet thirrja për aplikime për përfitim grantesh nga Fondi i Kërkimit AUAP 2023
Hapet thirrja për projekte kërkimore shkencore
Hapet thirrja për shkrim projektesh në kuadër të programit Erasmus+
PROJEKTE TËBASHKËFINANCUAR NGA AKKSHI
PROJEKTE TË FINANCUAR NGA UGJ
PROJEKTE TË BASHKËFINANCUAR NGA PROGRAMI ERASMUS+
PROJEKTE TË BASHKËFINANCUAR NGA INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA
PROJEKTE TË BASHKËFINANCUAR NGA TEMPUS
PROJEKTE TËFINANCUAR NGA AADF
PROJEKTE TË FINANCUARA NGA AMBASADA AMERIKANE NE TIRANË
1. DilanEdu-WB – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË STUDIMIN E GJUHËS DHE EDUKIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR
2. TCCWB – MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË KOMPETENCËS TRANSKULTURORE PËR PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR NË BALLKANIN PERËNDIMOR
3. ENTRAL – AFTËSI SIPËRMARRËSE PËR NJË ARSIM MODERN NË SHQIPËRI
4. QUADIC – ZHVILLIMI I CILËSISË PËR KOOPERIMIN NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIMIN E PROJEKTEVE
5. BKSTONE – NDËRMARRJE E ARSIMIT TË LARTË PËR NXITJEN, MODERNIZIMIN DHE RRITJEN E QËNDRUESHME NË INDUSTRINË E GURIT NATYROR NË BALLKANIN PERËNDIMOR
6. TECOMP – FORCIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË NË SHKENCAT NATYRORE DHE MATEMATIKE
7. TEAVET – ZHVILLIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNËSVE PËR NJË SISTEM GJITHËPËRFSHIRËS VET NË SHQIPËRI
PROJEKTE JEAN MONNET
PROJEKTE ERASMUS+, JEAN MONNET
PROJEKTE NË VAZHDIMËSI IMPLEMENTIMI
EPPAL-EUROPIANIZIMI I POLITIKAVE PUBLIKE NE SHQIPËRI
Programi: ERASMUS+, JEAN MONNET CENTER OF EXCELLENCE
Periudha: 2022 – 2025
Lider i projektit: Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan
Partnerë të projektit:
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomikut, Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Tiranës
Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës
Lëvizja Evropiane Shqiptare
Dhoma Kombëtare e Avokatëve
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Qëllimi i projektit:
Të kontribuohet aktivisht në afrimin e Evropës dhe institucioneve të saj formale dhe
joformale, me qytetarët shqiptarë.
Objektivat specifike:
promovimi i përsosmërisë në mësimdhënie në fushën e studimeve të Bashkimit
Evropian;
mësimdhënia e moduleve që trajtojnë ndikimin e Integrimit Europian nga
perspektiva multidisiplinare;
kërkime të avancuara në drejtësi, shkenca politike, ekonomi dhe fushat e
sociologjisë, për të vlerësuar progresin shqiptar me europianizimin e procedurave
dhe proceseve formale dhe joformale;
forcimin e dialogut ndërmjet botës akademike dhe shoqërisë;
aktivitete trajnuese me jurist/ forume me politikëbërësit/ ekspertët dhe
përfaqësuesit e shoqërisë civile;
arritjen e publikut të gjerë dhe përhapjen e njohurive rreth BE-së/ si psh, forume
online akademike me studiues kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përfaqësues të
BE-së dhe turne debate për të trajnuar dhe angazhuar studentët në diskutimin e
strategjive dhe procedurave të Procesit të Integrimit.
Përshkrimi i projektit: EPPAL (Evropianizimi i politikave publike në Shqipëri) është një
qendër ekselencë e krijuar për herë të parë në një IAL publike shqiptare për të promovuar
sinergjitë ndërmjet departamenteve të universiteteve publike me përvojë dhe pa përvojë në
Studime Evropiane, politikëbërës, OJF përkatëse dhe të tjerë aktorë të shoqërisë civile.
Linku i projektit: https://unitir.edu.al/eng/europeanization-of-public-policies-in-albania-
PROJEKTE INTERREG IPA CBC GREECE-ALBANIA
STONEART – ZHVILLIMI TEMATIK I TURIZMIT NDËRKUFITAR NËPËRMJET RUAJTJES SË MJESHTËRISË SË GURIT
Programi: INTERREG-IPA CBC
Periudha: 01/2020 – 11/2023
Lider i projektit: Bashkia Konicë, Greqi
Partnerët e projektit:
Universiteti i Janinës, Greqi
Bashkia Përmet
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
Përshkrimi i projektit: Zonat e Konicës, Përmetit, Janinës dhe Gjirokastrës ndajnë tradita shoqërore dhe kulturore që simbolizojnë mishërimin e bashkëjetesës së dy kombeve. Ruajtja e trashëgimisë së përbashkët kulturore është e rëndësishme për të nxitur identitetin e përbashkët kulturor të zonës, ndërkohë që përdorimi i saj i përbashkët dhe i qëndrueshëm mund të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe të turizmit kulturor. Një tipar kryesor i përbashkët kulturor i zonës është mjeshtëria e muratorëve, teknikat që ata përdorin, veçanërisht me përdorimin e gurit si materialin kryesor të ndërtimit.
Një aspekt i artit të gurit, arti i ndërtimit të murit me gurë të thatë, është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, në vitin 2018, duke treguar rëndësinë e lartë të promovimit dhe ruajtjes së traditave të ndërtimit që mund të kenë një vlerë të shtuar në ditët e sotme.
Si në Greqi dhe Shqipëri ka një nevojë urgjente për të studiuar, mbledhur dhe ruajtur këtë aspekt të trashëgimisë së përbashkët si një karakteristikë emblematike e zonës ndërkufitare. Ndërsa shumë projekte janë zbatuar në këtë fushë nga të dy palët, ekziston nevoja për një ndërhyrje të kombinuar, kryesisht sepse shumica e këtyre iniciativave të kaluara janë kryer në baza lokale.
Objektivi i përgjithshëm i projektit:
Të ruhet dhe forcohet mjeshtëria e gurit dhe tradita e rajoneve të Epirit dhe Shqipërisë së Jugut, si një element kulturor integral i zonës së ndërhyrjes, dhe të vlerësohet ajo në mënyrë efektive në fushën e turizmit tematik.
Objektivat specifike:
Të dokumentohen dhe analizohen teknikat dhe metodat e zejtarisë së artit të gurit të zonës së ndërhyrjes në lidhje me rëndësinë e tyre historike dhe kulturore;
Të forcohet bashkëpunimi ndërkufitar në fushat e artit, kulturës dhe turizmit;
Të rritet numri i vizitorëve në Zonën e Ndërhyrjes;
Të përmirësohet atraktiviteti në zonat e ndërhyrjes;
Të zhvillohen mekanizma të IT-së dhe markës së përbashkët STONE.ART, për mbështetjen e strukturuar të përparimit të turizmit;
Të trajnohen, të shkëmbehen njohuri dhe përvoja mes profesionistëve e autoriteteve dhe organeve në nivel lokal, rajonal dhe ndërkufitar;
Të themelohet Shkolla e Gurit për ruajtjen dhe vazhdimin e teknikave të ndërtimit si një aset për brezat e ardhshëm;
Të mbështeten përpjekjet për zhvillimin e turizmit lokal dhe menaxhimit kulturor duke u siguruar Autoriteteve Rajonale dhe Lokale mjete për të krijuar një vizion dhe plan strategjik për rajonin e tyre.
Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/thematic-tourism-development-through-the-preservation-stone-craftsmanship-stone-art
VIRTUALAND – NJË EKSPERIENCË VIRTUALE GJITHËPËRFSHIRËSE PËR TROJET E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE NATYRORE
Programi: INTERREG-IPA CBC
Periudha: 12/2019 – 05/ 2023
Lider i projektit: Universiteti i Janinës, Greqi
Partnerët e projektit:
Libraria Qendrore Publike e Konicës, Greqi
Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Kombëtare, Shqipëri
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Përshkrimi i projektit: Zona ndërkufitare Greqi-Shqipëri, ku vendosen aktivitetet e projektit VirtuaLand, karakterizohet nga një trashëgimi kulturore unike dhe e larmishme që mund të formojë bazën për zhvillimin e turizmit. Trashëgimia kulturore është ruajtur në libra, revista, letra dhe materiale të tjera të shtypura ose audiovizive që ruhen kryesisht në bibliotekat publike në të gjithë këtë zonë. Sidoqoftë, shumë prej objekteve të trashëgimisë kulturore që përfshijnë historinë, traditën, kulturën e të dy kombeve, janë duke u ruajtur në vitrina të mbyllura pa qasje për vizitorët. Kjo për shkak të shumë faktorëve. Për shkak të cilësisë së dobët, shpesh është e pamundur të dixhitalizohen asetet egzistuese me cilësi të pranueshme.
Nga ana tjetër, në zonën ndërkufitare, është identifikuar nevoja për zhvillimin dhe miratimin e strategjive inovative të turizmit që do të krijonte mundësinë për të përdorur pasuri të rëndësishmë kulturore në zonën ndërkufitare.
Për të adresuar sfidat, VirtuaLand ofron një platformë ndërvepruese të Realitetit Virtual (VR), ku objektet e trashëgimisë kulturore do të shndërrohen në skenarë virtualë të shfletimit kulturor dhe turistik. Këto pasuri, të siguruara nga bibliotekat ne të dy rajonet nuk mund të dixhitalizohen pasi janë ose shumë të ndjeshme, ose cilësia e tyre është shumë e ulët për shkak të shkatërrimit, vandalizmit ose dëmtimit të lidhur me moshën.
Përveç skenarëve VR, VirtuaLand do të ofrojë një bibliotekë me objekte 3D dhe një platformë të hapur VR, ku punonjësit e bibliotekave, profesionistët e turizmit ose individët me aftësi të kufizuara programimi do të jenë në gjendje të krijojnë historitë e tyre VR. Platforma gjithashtu do të lidhet me Bibliotekat Dixhitale ekzistuese, të krijuara përmes iniciativave të mëparshme Interreg, Greqi-Shqipëri.
Objektivi i përgjithshëm i projektit:
Të dentifikohet, mbrohet dhe ruhet trashëgimia kulturore e zonës ndërkufitare duke nxjerrë në pah pasuritë e rralla, shumë të vjetra, të rëndësishme që egzistojnë në biblioteka. Të veprojë si pjesë e një pakete tërheqëse turistike dhe si një pikë referimi e përbashkët për të gjithë turistët që vizitojnë zonën për të kuptuar më mirë traditat, historinë dhe kulturën e njerëzve që jetojnë në zonë.
Objektiva specifikë:
Të tërhiqet audiencë e re, pasi librat nuk janë gjithmonë të disponueshëm ose tërheqës sidomos për të rinjtë;
Të tejkalohen pengesat gjuhësore dhe të krijohen ura lidhëse për pasuritë kulturore të shkruara në gjuhë të ndryshme. Anglishtja përdoret për të kapërcyer diversitetin gjuhësor, por jo gjithmonë me sukses, pasi nuk është e kuptueshme nga folësit jo-anglezë që përfaqësojnë një pjesë të madhe të njerëzve që jetojnë ose vizitojnë zonën e ndërkufitare;
Të rriten kapacitetet e agjentëve turistikë dhe operatorëve për të promovuar identitetet lokale dhe rajonale, duke i pajisur ata me objekte 3D të gatshme për përdorim dhe një platformë VR për të ndërtuar skenarë dhe paketa shtesë, pavarësisht aftësive të kufizuara në programim;
Të përmirësohet dukshëm vizibiliteti i aseteve kulturore dhe zonave të bukurisë natyrore të rajoneve pjesëmarrëse;
Të vendoset një emër i përbashkët i markës midis Greqisë dhe Shqipërisë, marka “VirtuaLand” që do të përfshijë paketa VR, përcaktimin e mjedisit virtual interaktiv për të promovuar identitetin e përbashkët natyror, kulturor dhe historik të zonës me interes.
Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/immersive-virtual-experience-for-cultural-and-natural-heritage-sites-virtualand
CHEESECULT – RRUGA E DJATHIT SI NJË FORCË NXITËSE E TRASHËGIMISË KULTURORE INOVATIVE PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË ZONËN NDËRKUFITARE
Programi: INTERREG-IPA CBC
Periudha: 12/2019 – 11/2022
Lider i projektit: Universiteti i Janinës, Greqi
Partnerët e projektit:
Hellenic Agricultural Organisation, Greqi
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Argjiro, Shqipëri
Përshkrimi i projektit: Projekti CheeseCulT synon të ruajë traditën lokale të kuzhinës në prodhimin e djathit, për ta integruar atë më tej në qasjet e zhvillimit lokal inovativ dhe për të përmirësuar cilësinë dhe konkurrencën në sektorët e turizmit dhe kuzhinës në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Greqisë. Në një rajon me burime të bollshme natyrore, shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe folklor të gjallë, industria e turizmit ende nuk është bërë një nxitës kryesor i zhvillimit. CheeseCulT paraqet një mundësi unike për turizëm të qëndrueshëm dhe modele të reja zhvillimi për zonën ndërkufitare, duke marrë parasysh që blegtoria e bagëtive dhe prodhimi i produkteve të qumështit, më së shumti djathi, qumështi dhe kosi, janë një pjesë integrale e kulturës lokale dhe traditës së kuzhinës. CheeseCulT do të krijojë rrjete tematike, do të promovojë aktivitete lokale të turizmit dhe tradita gastronomike dhe do të përmirësojë aftësitë e popullatës lokale dhe palëve të interesit. CheeseCulT pritet të kontribuojë në ruajtjen e traditës lokale të përgatitjes së qumështit dhe më tej, ta përfshijë atë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit lokal duke krijuar një produkt të ri të turizmit kulturor të bazuar te djathi.
Objektivi i përgjithshëm i projektit:
Të ruajë traditën lokale të kuzhinës dhe të përdorë në mënyrë efektive mjete dhe qasje inovative për të kapitalizuar përfitimet nga tradita, në planin e zhvillimit të turizmit në zonat ndërkufitare, në mënyrë që të arrihet rritja e numrit të vizitorëve turistikë.
Objektiva specifikë:
Të identifikohet një Rrugë Ndërkombëtare e Djathit;
Të stimulohet inovacioni gastronomik dhe promovimi i turizmit;
Të promovohet dialogu rajonal;
Të inkurajohet përmirësimi i cilësisë së produktit.
Linku i projektit: https://cheesecult.eu /
INECO – EKOSISTEME TË EKONOMISË INOVATIVE
Programi: INTERREG-IPA CBC
Periudha: 06/2018 – 12/2021
Lider i projektit: Dhoma e tregtisë, Kastoria, Greqi
Partnerët e projektit:
Universiteti i Selanikut, Greqi
Shoqata e Grave Sipërmarrëse, Greqi
Dhoma e Tregtisë, Gjirokastër
Studimet e Qendrës Zhvillimore, Tiranë
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
Përshkrimi i projektit: Projekti synon të krijojë mekanizma të strukturuar para-inkubimi, në mënyrë që të inkurajohen sipërmarrësit dhe ekipet e reja për të përgatitur dhe testuar idetë e tyre të biznesit në kushte reale para se të ndërmarrin ndonjë rrezik biznesi. Mësimi i ofruar do të bazohet në përvojë, duke ulur kështu rrezikun e dështimeve të tregut. Në kontrast me një inkubator të përbashkët biznesi, para-inkubatori mbështet vetëm projekte sipërmarrëse dhe ndërmarrjet jo të regjistruara tashmë.
Për këtë qëllim, projekti kërkon krijimin e një platforme solide dhe të qëndrueshme bashkëpunimi, duke ofruar mundësi për të shfrytëzuar përparësitë që ofron rajoni.
Projekti është në përputhje me strategjitë dhe qëllimet e Programit Interreg IPA CBC, përkatësisht me Prioritetin 2 “Rritja e ekonomisë lokale”, dhe kontribuon në Objektivin Specifik 2.2 “Përmirësimi i kapacitetit ndërkufitar për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e biznesit dhe konkurrencën”.
Objektivi i përgjithshëm i projektit:
Të adresohet një ekosistem më i gjerë inovativ në zonën ndërkufitare.
Objektivat specifikë:
Të zhvillohet një strategji para-inkubacioni në zonën ndërkufitare bazuar në përvojën ndërkombëtare duke përfituar nga metodologjitë ekzistuese;
Të formulohen plane të biznesit dhe të zhvillohen prototipa për sipërmarrësit dhe ekipet e mundshme;
Të zhvillohen mjete të përshpejtimit të Para-Inkubimit të Biznesit dhe Platformës Virtuale, shoqëruar me të gjitha modulet e veçanta;
Të krijohet një Rrjet Ndërkombëtar i Mentorëve, Bordit Këshillimor, Grupit të Para-inkubimit;
Të instalohet pajisja e dy mekanizmave të strukturuar të para-inkubacionit;
Të konsultohen rekomandimet e politikave dhe kapitalizimi me palët kryesore të interesit,
Të zhvillohet një program mbështetës holistik para-inkubator që përfshin trajnime, mentorime dhe aktivitete laboratorike.
Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/innovative-economy-ecosystem
PROJEKTE TEMPUS
CCNURCA – REFORMA E KURRIKULËS ME BAZË KOMPETENCAT NË
INFERMIERI DHE KUJDES SHËNDETËSOR NË UNIVERSITETET E
BALLKANIT PERËNDIMOR
Programi: Tempus
Periudha: 2014 – 2017
Lider i projektit: HUB HAKO
Partnerët e projektit:
Universiteti i Sarajevës Lindore, Bosnje-Hercegovinë
Universiteti i Mostarit, Bosnje-Hercegovinë
Universiteti i Zenicës, Bosnje-Hercegovinë
Universiteti i Malit të Zi
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri
Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Hanze, Gjermani
Universiteti i Presov, Sllovaki
Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Serbi
Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Republika e ZEDO Canton
Ministria e Arsimit, Mali i Zi
Ministria e Arsimit dhe Mirëqënies, Serbi
Ministria e Shëndetit, Neretvanski, Bosnje-Hercegovinë
Ministria e Shëndetit , Zenica Doboj Canton
Ministria e Shëndetit, Shqipëri
KU Leuven, Belgjikë
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Përshkrimi i projektit: Reforma në mësimdhënien e Infermierisë është kusht për hyrjen në
Bashkimin Evropian për gjithë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në
projekt. Ky projekt përshtatej me strategjitë e zhvillimit të vendeve partnere dhe madje ishte
një domosdoshmëri.
Të gjitha aktivitetet e projektit u organizuan në mënyrë logjike, duke marrë parasysh analizën
e trendit aktual në mësimdhënien e Infermierisë në BE dhe Ballkanin Perëndimor. U zhvilluan
një sërë aktivitetesh për zhvillimin e kurrikulës së re si përcaktimi i rezultateve të pritshme
dhe objektivave të mësimdhënies, aftësive dhe metodave të vlerësimit të stafit trajnues dhe
ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në projekt.
U punua që kurrikula e re të bazohej në kompetenca të tilla si: vlerat profesionale, qëllimet,
sjellja dhe etika, aftësitë komunikuese, aftësitë e infermierisë klinike, background-i shkencor i
infermierisë, mendimi kritik, menaxhimi i informacionit, kujdesi shëndetësor social,
parandalues dhe kurues.
Sa i takon ngritjes së kapaciteteve, synimi kryesor ishte sigurimi i pajisjeve të përshtatshme
dhe të nevojshme për mësimnxënien dhe performimin e aftësive të ndryshme praktike.
Linku i projektit: http://www.ccnurca.eu/
U3M-AL – MISIONI I TRETË I UNIVERSITETEVE NË SHQIPËRI
Programi: Tempus
Periudha: 10/2012 – 10/2014
Lider i projektit: Universiteti i Leonit, Spanjë
Partnerët e projektit:
Universitetit Politeknik i Venecias, Itali
Universiteti i Turkut, Findlandë
Universiteti i Romës “La Sapienza”, Itali
Instituti Superior “Mario Boella”, Itali
Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë, Shqipëri
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Përshkrimi i projektit: U3M-AL është një projekt i financuar pjesërisht nga BE, ku
marrin pjesë Ministria e Arsimit dhe shumica e Universiteteve shqiptare. Misioni tradicional
i Universitetit është mësimdhënia dhe puna kërkimore. Lidhja midis Arsimit të lartë dhe
shoqërisë referohet si Misioni i Tretë (3M). Ky mission përfshin aktivitete që lidhen me
punën kërkimore (teknologjinë dhe inovacionin), mësimdhënien (Të Mësuarin Gjatë Gjithë
Jetës, Arsimimi i Vazhduar, etj) dhe angazhimin e shoqërisë (akses publik në muze,
koncerte, leksione; punë vullnetare dhe konsulencë nga stafi apo studentët). Janë një sërë
aktivitetsh që përfshijnë pjesët përbërëse të Universiteteve dhe që kërkojnë kulturën e
duhur, njerëz me aftësi të veçanta dhe struktura e mekanizma mbështetëse për të arritur
potencialin e vet.
Tre grupet e aktiviteteve që janë pjesë e 3M (teknologjia, arsimimi i vazhduar dhe
angazhimi social) janë ende në fazat fillestare në universitetet shqiptare, prandaj kërkohet
të ndërmerret një përpjekje më e madhe për t’i bërë universitetet më të përgjegjshëm
ndaj nevojave sociale dhe ekonomike, veçanërisht në nivel rajonal.
Objektivi i projektit: Projekti U3M-AL synon të mbështesë rolin e universiteteve
shqiptare në Shqipëri përmes tre drejtimeve kryesore:
Zhvillimi i marrëdhënieve midis universiteteve shqiptare dhe shoqërisë përmes
promovimit të aktiviteteve 3M: transferimi i teknologjisë, edukimi i vazhdueshëm
dhe angazhimi social;
Themelimi i Qendrave Rajonale të Zhvillimit për të promovuar dhe organizuar
aktivitetet 3M në secilën prej Universiteteve Publike Shqiptare;
Krijimi i një rrjeti shqiptar për të promovuar këto aktivitete pas përfundimit të këtij
projekti.
Linku i projektit: http://www.u3m-al.org/
PROJEKTE TE FINANCUARA NGA AMBASADA AMERIKANE
PROJEKTE TË MBËSHTETUR NGA AMBASADA AMERIKANE
1. EDUKIMI PËR MEDIAN DHE INFORMACIONIN
Kohëzgjatja e projektit: Qershor – Tetor 2024 Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA
Qëllimi i projektit: Qëllimi kryesor është që të zhvillohet një kuptim i fortë mbi rolin e medias në shoqërinë moderne dhe impaktin e saj në formimin e opinionit publik.
Përshkrimi i projektit: Në programet e ofruara nga Departamenti i gjuhëve të huaja kjo lëndë do të jetë një lëndë specifike e cila do të zhvillohet me studentët e ciklit të parë “Bachelor në Gjuhë angleze” dhe studentët e të ciklit të dytë “Master në Gjuhë angleze”. Lënda do të zhvillohet fillimisht si lëndë me zgjedhje në një semestër, e organizuar në 15 leksione/15 seminare. Synimi i lëndës është që mësuesit e ardhshëm të zhvillojnë aftësitë përzgjedhëse, analizuaese dhe vlerësuese në përthithjen e informacionit dhe të mbajnë qëndrim kritik për përzgjedhjen dhe përdorimin e tyre, si dhe për të mundësuar transferimin e këtyre aftësive ndër nxënësit e tyre të ardhshëm.
Nëpërmjet këtij moduli, individët, veçanërisht brezi i ri, do të zhvillojnë aftësi të mendimit kritik lidhur me median, duke u mundësuar të dekonstruojnë mesazhet mediatike dhe të lexojnë përtej sipërfaqes së tyre. Do të trajtohen njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të dalluar paragjykimin, dezinformimin, manipulimin apo lajmet e rreme, duke zbuluar informacionin që është harruar ose deformuar kontekstualisht, duke identifikuar reklamat e fshehura, etj.
2. PROJEKT STUDENTOR: VLERËSIM I INFORMACIONIT MEDIATIC NGA STUDENTËT DHE INTEGRIMI I TIJ PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE
Periudha: Nëntor – Djetor 2023 Financues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA në Tiranë
PJESËMARRËS: Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej”, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.
OBJEKTIVAT:
Nëpërmjet këtij projekti studentor synohet që të kuptohet dhe vlerësohet nga studentët/tet rëndësia e edukimit dhe komunikimit mediatik në funksion të formimit dhe edukimit të fëmijëve më aftësi ndryshe.
Në mënyrë më specifike synohet që:
të studiohet nga studentët se si edukimi mediatik sjell ndikime pozitive që lidhen me pasurimin e njohurive, perceptimeve dhe sjelljeve;
të përgatiten studentët për tu mësuar fëmijëve me aftësi ndryshe mënyra alternative për të analizuar dhe reflektuar mbi mesazhet mediatike;
të aftësohen fëmijët me aftësi ndryshe për të kuptuar dhe deshifruar drejt mesazhet e medias duke vlerësuar kuptimet e drejtpërdrejta apo të nënkuptuara;
të hartohen dhe komunikohen mesazhe efektive mediatike duke zhvilluar aftësinë e të menduarit kritik te fëmijët me aftësi ndryshe.
Përshkrimi i projektit
Projekti mbështetet në tre aktivitete bazë:
Hartimi dhe plotësimi i një pyetësori mbi Media Literacy nga një numër i caktuar fëmijësh me aftësi ndryshe që studiojnë në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Gjirokastrës dhe një numër i caktuar studentësh që studiojnë në Njësinë Bazë të Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.
Ndërtimi i një raporti, nga studentët të mbështetur nga stafi akademik, mbi gjetjet e pyetësorit të plotësuar në fazën e parë të projektit.
Workshop për ndërgjegjësimin e palëve të interesuara dhe shpërndarjen e gjetjeve, konkluzioneve dhe sugjerimeve të projektit mbi aftësitë e fëmijëve me aftësi ndryshe për të lexuar siç duhet mesazhet mediatike.
3. MEDIA AND INFORMATION LITERACY PËR MËSUESIT E ARDHSHËM
Periudha: Janar – Djetor 2023 Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA
UNIVERSITETET PJESËMARRËSE:
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Fakulteti Histori-Filologji
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër
Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan
Universiteti Fan Noli, Korçë
Universiteti Ismail Qemali, Vlorë
Universiteti Eqrem Çabej, Gjirokastër
Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës
Kolegji Universitar Beder (pjesëmarrës për herë të dytë)
OBJEKTIVAT:
Përgatitja/finalizimi i një kurrikule në Media Literacy
Futja si lëndë me zgjedhje në programet e mësuesisë në vitin akademik 2023- 2024
Trajnimi dhe përgatitja e pedagogëve që do të japin këtë lëndë
Organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësimi i studentëve dhe pedagogëve që Media Literacy nuk është një lëndë që i përket vetëm programeve të gazetarisë.
Përshkrimi i projektit
Ndërhyrjet e MIL në nivel universitar do të planifikohen në tre nivele:
operacionale (duke përfshirë promovimin dhe ndërgjegjësimin
analitike (të kuptuarit e medias, të menduarit kritik, aftësitë analitike, verifikimi i burimeve, identifikimi i lajmeve të rreme, dezinformimi dhe propaganda, etj.)
krijuese (zhvillimi i aftësisë për të krijuar përmbajtje si dhe për ta publikuar atë). Ky projekt trajton tre nivelet e ndërhyrjes efektive të MIL në universitete.
Projekte te Financuar nga AKKSHI
PROJEKTE TË FINANCUARA NGA AKKSHI
1. Titulli i projektit: ANALIZA E TREGUT DHE RIDIZENJIMI I KURRIKULAVE UNIVERSITARE NË UNIVERSITETIN “EQREM ÇABEJ”, DUKE IU PËRGJIGJUR ZHVILLIMEVE RAJONALE DHE FORCIMIT TË MISIONIT TË TRETË TË UGJ-SË
ne pdf
PROJEKTE KOMBËTARE TË FINANCUARA NGA UOGJ
Emërtimi i projektit: Vlerësimi i incidencës së osteoporozës në qarkun e Gjirokastrës dhe i faktorëve të saj të riskut
Kohështrirja e projektit: Tetor 2024 – Dhjetor 2024
Koordinator: Dr. Altin Goxharaj
Studentë të përfshirë në projekt: 3 (tre)
Staf i përfshirë në projekt: 8 (tetë)
Emërtimi i projektit: Cikli i jetës së Rajonit të Gjirokastrës si një destinacion turistik
Kohështrirja e projektit: Tetor 2024 – Dhjetor 2024
Koordinator: Dr. Lutfi Gaba
Studentë të përfshirë në projekt: 5 (pesë)
Staf i përfshirë në projekt: 8 (tetë)
Emërtimi i projektit: Shndërrimi i një ideje sipërmarrëse në plan biznesi
Kohështrirja e projektit: Tetor 2024 – Dhjetor 2024
Koordinator: Dr. Daniela Qiqi
Studentë të përfshirë në projekt: 5 (pesë)
Staf i përfshirë në projekt: 6 (gjashtë)
Emërtimi i projektit: Ndikimi i bullizmit në rezultatet e mësimdhënies/nxënies në shkollat earsimit 9-vjeçar të ZVA Gjirokastër – Libohovë
Kohështrirja e projektit: Gusht 2024 – Dhjetor 2024
Koordinator: Dr. Loreta Mamani
Studentë të përfshirë në projekt: 6 (gjashtë)
Staf i përfshirë në projekt: 3 (tre)
Emërtimi i projektit: Mësimdhënia dhe të nxënët mbështetur në situata nga realiteti ndikon pozitivisht në përgatitjen për të ardhmen
Kohështrirja e projektit: Gusht 2024 – Dhjetor 2024
Koordinator: Prof. dr. Gëzim Sala Studentë të përfshirë në projekt: 2 (dy) Staf i përfshirë në projekt: 5 (pesë)
Emërtimi i projektit: Përforcim i turizmit të qëndrueshëm rajonal përmes përmirësimit të shërbimeve
Kohështrirja e projektit: Maj 2023 – Dhjetor 2023
Koordinator: Dr. Eduina Guga
Studentë të përfshirë në projekt: 15 (pesëmbëdhjetë)
Staf i përfshirë në projekt: 9 (nëntë)
Emërtimi i projektit: Strategji për të zhvilluar aftësitë për edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe në Qarkun e Gjirokastrës
Kohështrirja e projektit: Qershor 2023 – Tetor 2023
Koordinator: Prof. asoc. Mimoza Çarka Studentë të përfshirë në projekt: 2 (dy) Staf i përfshirë në projekt: 7 (shtatë)
Emërtimi i projektit: Kujdesu për veten: më mirë parandalim sesa kurim.
Kohështrirja e projektit: Shtator 2023 – Dhjetor 2023
Koordinatori: Zhenisa Graçi
Studentë të përfshirë në projekt: 10 (dhjetë)
Staf i përfshirë në projekt: 9 (nëntë)
Emërtimi i projektit: Vlerësimi, konservimi dhe plotësimi i elementëve të biodiversitetit të zonës arkeologjike të Atigonesë
Kohështrirja e projektit: Mars 2019 – Dhjetor 2020
Koordinatori: Prof.dr. Lavdi Hasani Studentë të përfshirë në projekt: 2 (dy) Staf të përfshirë në projekt: 8 (tetë)
Emërtimi i projektit: Studimi taksomanik dhe mjedisor i gjeneve Stachys Centaurea dhe Solenonthus në malet e Çajupit, Nemërçkës (pjesa e Përmetit, si dhe Konispolit, Sarandës e lumit të Vlorës)
Kohështrirja e projektit: Mars 2019 – Dhjetor 2019
Koordinatori: Prof. dr. Lavdi Hasani
Staf të përfshirë në projekt: 8 (tetë)
Emërtimi i projektit: Studimi i dietës ushqimore të shpendëve rrëmbyes të natës Tyta Alba dhe Athens noctua në rajonin jugor të Shqipërisë, Prefektura Gjirokastër dhe Vlorë
Kohështrirja e projektit: Mars 2019 – Dhjetor 2019
Koordinatori: Prof. asoc. Gligor Paspali Studentë të përfshirë në projekt: 2 (dy) Staf të përfshirë në projekt: 3 (tre)
Emërtimi i projektit: Menaxhimi i financimeve të familjes bazë për rritjen e mirëqënies financiare në Gjirokastër
Kohështrirja e projektit: Korrik 2018 – Shkurt 2019
Koordinatori: Dr. Belinda Meshini
Studentë të përfshirë në projekt: 28 (njëzet e tetë)
Emërtimi i projektit: Identifikimi, kategorizimi SME-ve me Bashkinë e Gjirokastrës
Kohështrirja e projektit: Korrik 2018 – Mars 2019 Koordinatori: Prof. asoc. Ermonela Ruspi Studentë të përfshirë në projekt: 3 (tre)
Staf të përfshirë në projekt: 6 (gjashtë)
Emërtimi i projektit: Modelimi i klasave të arsimit parauniversitar si laboratorë dixhitale për studimin dhe gjetjen e metodave interaktive bazuar në TIK
Kohështrirja e projektit: Korrik 2018 – Dhjetor 2018
Koordinatori: Prof.dr. Mimoza Çarka Studentë të përfshirë në projekt: 4 (katër) Staf të përfshirë në projekt: 4 (katër)
Emërtimi i projektit: Zhvillimi dhe promovimi i potencialeve dhe kapaciteteve turistike në funksion të rritjes së punësimit dhe mirëqenies në rajonin e Jugut (Kaonia)
Kohështrirja e projektit: Korrik 2018 – Dhjetor 2018
Koordinatori: Dr. Robert Çelo
Studentë të përfshirë në projekt: 20 (njëzet)
Staf të përfshirë në projekt: 9 (nëntë)
Emërtimi i projektit: Barrierat potenciale, të cilat pengojnë Minoritetin Rom dhe Egjiptian në rajonin jugor të Shqipërisë për integrimin e tyre në Arsimin e Lartë
Kohështrirja e projektit: Korrik 2018 – Dhjetor 2018
Koordinatori: Prof. dr. Mimoza Çarka
Studentë të përfshirë në projekt: 4 (katër)
Staf të përfshirë në projekt: 4