Të nderuar studentë !
Si pasojë e përhapjes së shpejtë të Covid-19 ,Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e mësimdhënies në auditore. Në këto kushte njoftojmë se mësimi muajin e parë të këtij viti akademik 2020-2021, do të zhvillohet online.
Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në bazë të përgjigjeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë që i cilëson “vendet ku janë të përqendruara IAL- të vatra të larta infektimi.”
“Epiderniologët argumentuan që ardhja nëpër auditoret e IAL-ve apo edhe në konviktet ku akomodohen studentët nga i gjithë vendi, do të përbënte shkas për përhapjen e infeksionit Covid-19 edhe në ato zona ku situata epidemiologjike është më e ulët” theksojnë specialistët e shëndetësisë.
Logohuni në email – et zyrtare për të hyrë në klasat online. Oraret i gjeni në faqen web, krahas manualit të përdorimit.
Na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe në web-in zyrtar të universitetit “Eqrem Çabej” www.uogj.edu.al , për më shumë informacion.