Vizita e Ambasadores se Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou.

Aktivitete

Rektori i UGJ, prof.dr. Bektash Mema, i shoqëruar nga zv/rektorja për Marrëdhëniet me Jashtë prof.asoc. Valbona Duri, dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore prof.dr. Gëzim Sala dhe përgjegjësi i Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në UGJ, prof. asoc. Panajot Barka, pritën sot ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou e cila shoqërohej nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër z. Dhimitri Saharidhis.

Në fjalën e vet, rektori Mema vlerësoi rolin e rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke veçuar faktin se UGJ është i vetmi universitet në vend që ka një Departament të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek që sipas rektorit Mema është një aset i rëndësishëm i këtij institucioni.

Ndërsa renditi disa prej arritjeve dhe marrëveshjeve institucionale me palën greke, rektori Mema ngriti si problematikë shqetësuese mungesën e njohjes së diplomave të UGJ në Greqi. “Është një zhvillim që ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm dhe një faktor që e pengon ose e zhvillon Universitetin e Gjirokastrës”, u shpreh rektori Mema.

Ambasadorja Philippidou vlerësoi traditën e mirë të shkëmbimeve dhe marrëdhënieve me universitetet greke, duke shprehur rëndësinë e vazhdimit të kësaj rruge. “Ne i japim rëndësi bashkëpunimit të universiteteve shqiptare me greke. Ka ardhur koha që marrëdhëniet e hershme të rinovohen”, theksoi ajo.

Në përgjigje të shqetësimit të rektorit Mema, ambasadorja greke premtoi se do të rrisë përpjekjet për adresimin e problematikës së njohjes së diplomave të UGJ – së në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *