Eja tani! Vaksinohu edhe ti!

Njoftime

Bazuar në urdhërin nr.395, datë 17.06.2021 të Ministrit të Arsimit dhe Sporteve “Për caktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit të ri akademik 2021 – 2022 në Institucionet e Arsimit të Lartë” dhe shkresës së MAS nr. 5447/2, datë 06.10.2021 “Për marrjen e masave për realizimin e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit të institucioneve të arsimit të lartë nga personeli mjekësor”; të urdhërit nr. 413, datë 24.09.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave për parandalimin e Covid – 19, për personelin e institucioneve arsimore dhe studentët”, rektori i Universitetit të Gjirokastrës urdhëroi kryerjen e procesit të vaksinimit të studentëve dhe të personelit të UGJ –së në datat 11 – 17 tetor 2021.

Kjo fushatë vaksinimi vjen si një kusht i domosdoshëm për pjesëmarjen e studentëve dhe personelit në procesin mësimor për vitin akademik 2021 – 2022.

Sipas urdhërit të rektorit të UGJ,  nr. 53, datë 07.10.2021 , procesi i vaksinimit do të kryhet në hollin kryesor të Universitetit “Eqrem Çabej” nga punonjësit e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Fushata e vaksinimit ka si qëllim parësor sigurimin e shëndetit të çdo studenti dhe personeli të IAL –ve, duke garantuar përmbushjen e cilësisë dhe duke synuar vijueshmërinë normale të zhvillimit të veprimtarisë së mësimdhënies dhe kërkimit – shkencor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *