Universiteti “Eqrem Çabej” i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Bektash Mema, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin POLIS (U_POLIS) i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Besnik Aliaj.Palët në këtë marrëveshje janë institucione autonome, të cilat bien dakord të punojnë në partneritet për arritjen e objektivave të përbashkëta, duke ruajtur identitetet, qëllimet dhe objektivat e tyre.Bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve përfshin:
shkëmbimin e njohurive, stafit dhe infrastrukturës për bashkëpunim reciprok në fusha me interes të ndërsjellë, sidomos fushat e zhvillimit lokal dhe rajonal, etj.;
shkëmbimin e përvojave dhe kapaciteteve institucionale;
shkëmbimin e materialeve, studimeve, botimeve dhe rezultateve të punës studimore dhe shkencore që realizohet në të dy institucionet;
nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të përbashkëta me interes reciprok;
mundësimin e projekteve, programeve dhe financimeve të përbashkëta me interes të ndërsjellë;
shkëmbimin e stafit dhe ekspertëve të të dyja institucioneve me qëllim zhvillimin e moduleve/leksioneve, trajnimeve, projekteve të përbashkëta kombëtare dhe europiane, etj.;
pjesëmarrjen dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe infrastrukturore të institucioneve në projekte kërkimore dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët si konferenca, seminare etj.;
aktivitete prezantuese dhe/ose promovuese, panaire apo ditë karriere, bashkëbisedime me studentë, etj.
![](https://scontent.ftia8-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/277589047_1348499928959254_6095130887541751502_n.jpg?stp=dst-jpg_s600x600&_nc_cat=108&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=18cTCvh0aa0AX_dUsx6&tn=dpzLUMlU5oJ5_zFz&_nc_ht=scontent.ftia8-1.fna&oh=00_AT_SpjrZanDG5SLBVNuplNsr5hxZTmyO9lc51u9tPdag3g&oe=62476129)
![](https://scontent.ftia8-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/277551547_1348499812292599_3542598136772766198_n.jpg?stp=dst-jpg_s600x600&_nc_cat=106&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=q6EO_oTIzLMAX8gt2ws&tn=dpzLUMlU5oJ5_zFz&_nc_ht=scontent.ftia8-1.fna&oh=00_AT-bBurC0xZLbUIxvN8qzS3KuM6PQK48UkqH_0jyS4aIqg&oe=6247C273)