“Pilotimi i moduleve mbi sipërmarrjen dhe diskutimi i impaktit” ka qenë tema e takimit dyditor në kuadër të projektit Entral. Grupet e punës nga universitetet partnere europiane dhe shqiptare u bënë bashkë në një aktivitet të organizuar në mjediset e Universitetit të Gjirokastrës.
Tri universitetet shqiptare, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Durrësit dhe ai i Vlorë, përgjegjës për implementimin pilot të 4 moduleve të trajnimit, produkt i projektit Entral, raportuan mbi zhillimin e kësaj faze. Universiteti i Gjirokastrës ishte përgjegjës për dizenjimin dhe pilotimin e modulit për trajnimin e stafit akademik, detyrë e përmbushur me sukses të plotë. Partnerët në projekt diskutuan mbi problematikat e pilotimit në përpjekje për të maksimalizuar suksesin e implementimit në universitetet e tjera shqiptare gjatë vitit 2023. Klikoni per me teper foto nga aktiviteti…