Perfundon me sukses trajnimi pilot i mesuesve

Njoftime

Njoftim mbi perfundimin me sukses te trajnimit pilot te mesuesve te arsimit te mesem te ulet dhe te larte te arsimit parauniversitar mbi sipermarrjen ne kuader te projektit  EntrAL

Gjithashtu, ju bej me dije se javen e ardhshme zhvillohet seanca e rradhes e trajnimit te mesuesve te arsimit fillor dhe atij parashkollor. Duke ju falenderuar per kontributin & bashkepunimin e frytshem.

Në një trajnim pilot të organizuar në kuadrin e projektit EntrAL, 53 mësues të ciklit të mesëm të ulët dhe të lartë të arsimit parauniversitar në Qarkun e  Gjirokastrës u certifikuan  në modulin me temë: “Edukimi i aftësive sipërmarrëse”.

Temat kryesore të programit u trajtuan përgjatë tre ditëve trajnimi të zhvilluara në ambientet e Universitetit të Gjirokastrës nga lektoret trajnere Majlinda Bobrati,  Eduina Guga & Loreta Mamani.

Trajnimi synon edukimin e mësuesve për zhvillimin e mendësisë sipërmarrëse tek fëmijët që në moshë të hershme dhe përgjatë gjithë arsimit parauniversitar. Përveç anës teorike pjesëmarrësit u bënë pjesë e aktiviteteve praktive, ndërsa në mbyllje iu nënshtruan testimit përfundimtar. Per me teper …

Gjatë trajnimit ndanë eksperiencën e tyre edhe përfaqësues nga bota e biznesit.  Vasil Karanxha foli mbi mundësitë dhe mënyrat e suksesshme të menaxhimit të një biznesi. Në cilësinë e ish – mësuesit, z. Karanxha, nënvizoi rëndësinë e edukimit të hershëm në sipërmarrje dhe rolin e rëndësishëm që mësuesit luajnë në edukimin e brezit të ri. Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregëtisë në Gjirokastër solli disa raste suksesi të bizneseve në Gjirokastër duke ndarë me pjesëmarrësit dhe disa aspekte të rëndësishme të fillimit dhe drejtimit të një biznesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *