Trajnimet pilot- implementimi dhe impakti i tyre

Aktivitete

Një grup pune nga stafi akademik i UGJ-së mori pjesë në takimin me temë: “Trajnimet pilot- implementimi dhe impakti i tyre”, zhvilluar në datat 06-07 qershor në ambientet e Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durrës, në kuadër të projektit EntrAl.
Grupet e punës nga të gjitha universitetet partnere,  europiane dhe shqiptare  diskutuan mbi arritjet dhe  problematikat e hasura gjatë zhvillimit të moduleve të trajnimit të stafit akademik, mësuesve të arsimit parauniversitar dhe studentëve, si dhe impaktin e këtyre trajnimeve në grupet e synuara. 
Universiteti i Gjirokastrës, i Vlorës dhe i Durrësit si përgjegjës për pilotimin e moduleve, ndanë përvojën e tyre me universitetet shpiptare partnere të cilat do të zbatojnë modulet e trajnimit në vijim. 
Grupi i projektit  vijon punën për përmbushjen me sukses të detyrave të kesaj faze të projektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *