PËR PARAQITJEN E APLIKIMEVE PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE, NGA STUDENTËT E REGJISTRUAR
NË VITIN AKADEMIK 2023-2024.
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, në mbështetje të Vendimit nr.386
datë 1.6.2022 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe të programeve të
studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të
shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të
lartë”, i ndryshuar, bën publik njoftimin si më poshtë:
Studentët, shtetas shqiptarë, të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin
akademik 2023- 2024, për program të parë studimi mund të aplikojnë për të përfituar
mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, sipas kritereve të përcaktuara, sipas Vendimit
Nr. 386, datë 1.6.2022, ndryshuar me VKM-në nr.397, datë 29.6.2023, sipas kategorive më
poshtë:
- Studentë të shkëlqyer:
Studenti me notë mesatare në pranim, që:
i. kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00;
ii. në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar
me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00. - Studentët fitues të olimpiadave:
Studenti fitues i njërit prej tri çmimeve të para, në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit
parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur
pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/t/disiplinën ku ka fituar çmimin. - Studentë në programe prioritare:
Studenti i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit, që përbën prioritet
kombëtar, të përcaktuar me Vendim nr.386 datë 1.6.2022 të Këshillit të Ministrave të
ndryshuar me VKM nr.397, datë 29.6.2023.
Aplikimet dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë
(AKFAL), në rrugë postare, me e-mail ne adresën: info.akfal@arsimi.gov.al ose dorazi
në adresën: rruga “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, nga data 18 Tetor 2023 – 18 Dhjetor
2023.
Formulari i aplikimit, sipas modelit bashkëngjitur, vihet në dispozicion pranë AKFAL-it:
*Përzgjedhja e studentëve përfitues të programeve të studimit që përbëjnë prioritet
kombëtar dhe studentëve të shkëlqyer, që ndjekin këto programe në institucionet publike të
arsimit të lartë, kryhet sipas pikës 6 dhe 6/1 të Vendimit Nr. 386, datë 1.6.2022, e
ndryshuar me VKM- së nr. 397, datë 29.6.2023. - Shkarkoni : FORMULAR APLIKIMI PËR PËRFITIM TË MBËSHTETJES FINANCIARE