Projekt studentor -“Vlerësim i informacionit mediatik nga studentët dhe integrimi i tij për edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe” mundësuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.
Gjatë workshop-it të zhvilluar me pjesëmarrjen e studentëve të Njësisë Bazë të Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies, u prezantuan gjetjet e pyetësorëve të ndërtuar nga grupi studentor, të plotësuar nga studentë të këtij departamenti dhe fëmijë me aftësi ndryshe të shkollave 9 – vjeçare të qytetit, si dhe u shpërndanë fletepalosje.

