Thirrje për regjistrim për studentët

Njoftime Studentet

Modul Trajnimi

Kamp Inovativ mbi Sipërmarrjen

Vendndodhja:Mjediset e Universitetit “Eqrem Çabej”

Datat:16,17&18Maj 2023, ora 09:00
Grupi i synuar: Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej”

Informacion i Përgjithshëm

Qëllimi i këtij moduli është të ndihmojë studentët nga disiplina të ndryshme që të fitojnë njohuritë bazë në sipërmarrje dhe ta përcjellin këtë njohuri nga ligjëratat në praktikë. Lënda do t’i ndihmojë studentët të fitojnë besim në vetë-analizën e gatishmërisë për sipërmarrje, rolin e sipërmarrësit në zhvillimin ekonomik, strukturën organizative, burimet e financimit, buxhetimin. Studentët do të mësojnë më tej të zhvillojnë projektin e tyre sipërmarrës në ekipe. Kursi do të mbulojë tre aspekte kyçe të sipërmarrjes: 1) si të filloni një projekt sipërmarrës dhe si të gjeneroni ide biznesi, 2) si të zhvilloni ide biznesi përmes mjeteve të përshtatshme të zhvillimit të biznesit 3) si të sillni idetë e biznesit në treg dhe si të shisni ato. Klikoni per me teper….

  • Regjistrimi i pjesëmarrësve kryhet online, në linkun:
https://forms.office.com/r/C9wk0JrCRf
https://forms.office.com/r/C9wk0JrCRf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *