Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër dhe Universiteti i Maqedonisë Perëndimore (Greqi) kanë hapur programin e përbashkët të studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” në “Edukim dhe Shkenca Humane”.
Programi do të çojë në diplomën e përbashkët të gradës shkencore “Doktor” në Edukim dhe Shkenca Humane në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore.
Studimet e doktoratës do të zhvillohen me kohë të plotë:
• Pranë Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
• Pranë Universitetit të Maqedonisë Perëndimore (Greqi)
