Analiza e tregut dhe ridizenjimi i kurrikulave universitare

Njoftime Njoftime Studentet

📢 Njoftim për të gjitha bizneset lokale dhe studentët e diplomuar pranë UGJ: Në kuadër të projektit “Analiza e tregut dhe ridizenjimi i kurrikulave universitare në Universitetin ‘Eqrem Çabej'”, UGJ ka nisur një studim të detajuar për të përmirësuar ofertën akademike dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të tregut të punës.

👉 Për këtë qëllim, ju ftojmë të plotësoni pyetësorët përkatës, të cilët do të na ndihmojnë të mbledhim informacione të rëndësishme për përmirësimin e programeve tona të studimit dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj për kërkesat reale të tregut. Kontributi juaj është thelbësor për të avancuar misionin e tretë të UGJ: të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

🔍 Kush mund të marrë pjesë?

  • Bizneset: Ju ftojmë të ndani me ne mendimet tuaja rreth aftësive dhe njohurive që prisni nga të diplomuarit tanë.
  • Studentët e diplomuar: Ndani eksperiencat dhe sugjerimet tuaja për përmirësimin e përgatitjes akademike dhe profesionale në UGJ.

📑 Projekt i financuar nga: Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.

Lidhja për pyetësorin për bizneset: https://forms.office.com/r/FbaySKTG45
Lidhja për pyetësorin për studentët e diplomuar:  https://forms.office.com/r/b3dv7WXBVi

📌 Ju falënderojmë paraprakisht për kohën dhe kontributin tuaj në ndihmë të përmirësimit të standardeve të arsimit në Universitetin tonë dhe të ndihmesës për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

#UGJ #KurrikulaERe #ZhvillimiRajonal #KontributiJuajKaRëndësi #AgjenciaKombetareKerkimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *