Nis studimi i nevojave të tregut të punës për të diplomuarit e UGJ

Njoftime

Universiteti “Eqrem Çabej” ka nisur studimin e nevojave të tregut të punës për të diplomuarit e UGJ, një hap i rëndësishëm drejt përshtatjes së kurrikulave tona me kërkesat bashkëkohore të tregut të punës.

Çfarë është bërë deri tani?

• Janë intervistuar drejtues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare për nevojat në fushën e mësuesisë.

• Janë zhvilluar intervista me drejtues biznesesh, veçanërisht për të diplomuarit e Fakultetit Ekonomik.

• Janë duke u realizuar intervista me përfaqësues të institucioneve publike, në funksion të identifikimit të nevojave të tyre.

Përse po realizohet ky studim?

Qëllimi kryesor është mbledhja e informacionit të drejtpërdrejtë nga drejtuesit e institucioneve arsimore, bizneseve dhe sektorit publik, në mënyrë që Universiteti “Eqrem Çabej” të mundësojë një identifikim të plotë të nevojave konkrete për përmirësim të programeve të studimit.

Çfarë pritet në fazat e ardhshme?

Vlerësim i rezultateve të pyetësorëve dhe intervistave për të evidentuar nevojat reale të tregut

lokal dhe rajonal të punësimit të cilat do të shërbejnë si bazë për ridizenjimin e kurrikulave të UGJ, duke na lejuar të ofrojmë programe akoma më cilësore dhe të përshtatura me nevojat aktuale të tregut.

Faleminderit të gjithë partnerëve, drejtuesve të institucioneve dhe bizneset që po bashkëpunojnë me ne në këtë proces. Kontributi juaj është thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të UGJ-së dhe për krijimin e mundësive më të mira për studentët tanë.

#UGJ #StudimiTregutTePunes #PërshtatjaEKurrikulave #ZhvillimiRajonal

#ArsimCilësor












Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *