Tryezë e rrumbullakër në Akademinë e shkencave

Aktivitete

Më 24 mars 2024 u zhvillua tryeza shkencore me temën “Gjeografia përtej stigmës si shkencë/disiplinë e fakteve dhe informacionit”, e organizuar nga Njësia e Kërkimit Gjeografik (NJKGJ), pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo tryezë shënoi hapjen e një serie aktivitetesh shkencore të planifikuara për vitin 2026, duke mbledhur akademikë, studiues të fushës së gjeografisë dhe mësues me përvojë në arsimin parauniversitar.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues nga Departamenti i Gjeografisë në Universiteti “Eqrem Çabej”, të cilët kontribuan me referime shkencore dhe diskutime të zhvilluara në dy seancat e tryezës.

Gjatë referimeve u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimet bashkëkohore të gjeografisë si  shkencë me theks të veçantë në nevojën për të kapërcyer qasjen tradicionale të saj si një disiplinë e bazuar kryesisht në përshkrimin e fakteve dhe informacionit.

Në këtë kuadër, Prof. Asoc. Valbona Duri u fokusua në analizën e përmbajtjes së kurrikulave dhe teksteve të gjeografisë në arsimin parauniversitar, duke trajtuar kalimin nga gjeografia përshkruese drejt gjeografisë analitike dhe interpretuese, në kuadrin konceptual “Gjeografia midis përshkrimit dhe interpretimit”. Përmes krahasimit të teksteve tradicionale dhe atyre analitike në gjeografi, si dhe shembujve konkretë, ajo evidentoi dallimet në qasjen ndaj përmbajtjes, duke theksuar zhvendosjen nga përshkrimi i fakteve drejt analizës së marrëdhënieve dhe interpretimit të proceseve gjeografike.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe reflektimin mbi rolin e gjeografisë në kontekstin e sfidave bashkëkohore, duke theksuar domosdoshmërinë e zhvillimit të të menduarit analitik dhe kritik në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit.