𝐌𝐄𝐒𝐀𝐙𝐇𝐈 𝐈 𝐑𝐄𝐊𝐓𝐎𝐑𝐈𝐓 𝐏𝐑𝐎𝐅. 𝐃𝐑. 𝐁𝐄𝐊𝐓𝐀𝐒𝐇 𝐌𝐄𝐌𝐀 𝐏𝐄𝐑 𝐇𝐀𝐏𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐕𝐈𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐑𝐈 𝐀𝐊𝐀𝐃𝐄𝐌𝐈𝐊 𝟐𝟎𝟐𝟏-𝟐𝟎𝟐𝟐

Njoftime Studentet

Të dashur studentë! Më së pari e ndiej për obligim t’u uroj suksese të gjithë studentëve për fillimin e vitit akademik 2021-2022, veçanërisht studentëve të viteve të para, (bachelor dhe programe profesionale), që kanë zgjedhur UGJ.Ky vit akademik do të rinis në auditore, pas një viti akademik që lamë pas, të zhvilluar tërësisht online.UGJ, në respektim të principeve të autonomisë dhe të projektit të tij të zhvillimit, do të vazhdojë të ketë si kolona mbajtëse: studentët, territorin, produktivitetin, ndërkombëtarizimin. Në këtë vit akademik që po fillojmë, nga njëra anë kemi një rritje të vlerësueshme të numrit të studentëve të regjistruar në raport me vitin e kaluar, gjë që na bën optimistë për të ardhmen.Nga ana tjetër kemi një rishpërndarje të prurjeve studentore, që po shkon kryesisht në proporcion të drejtë me programet e studimit të ristrukturuara apo programet e reja, të formatuara konformë studimit të tregut të punës, që përsëri na bën optimistë. UGJ vazhdon të ndodhet përballë sfidave për të qenë një qendër e rëndësishme universitare në rajon, përherë mikpritëse, promovuese e kulturës, ndërkombëtar për nga standartet, transmetues kompetencash, efiçient për t’i çuar të diplomuarit drejt një tregu të sigurt punësimi, në varësi të studimeve të kryera. Të nderuar studentë!UGJ, mbështetur në ligjin e arsimit të lartë dhe në bashkëpunim me institucione të tjera të arsimit të lartë, po zhvillon një komunikim me MAS për transferimin e krediteve nga programet profesionale 2 – vjeçare tek programet e ciklit të parë bachelor.Kryefjala për trendin e UGJ -së është thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit dhe përafrimi me standartet e hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Kjo po realizohet përmes një koordinimi të suksesshëm edhe me qeverinë shqiptare dhe MAS. Me shpresën se së bashku do t’ia dalim me sukses në përballjen me sfidat e reja, duke realizuar objektivat e përbashkët, u uroj të gjithë studentëve dhe stafit akademik, suksese në vitin e ri akademik 2021-2022.

May be an image of 1 person

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *