Hapet programi i përbashkët i studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” në “Edukim dhe Shkenca Humane”

Njoftime

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër dhe Universiteti i Maqedonisë Perëndimore (Greqi) kanë hapur programin e përbashkët të studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” në “Edukim dhe Shkenca Humane”.

Programi do të çojë në diplomën e përbashkët të gradës shkencore “Doktor” në Edukim dhe Shkenca Humane në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore.

Studimet e doktoratës do të zhvillohen me kohë të plotë:

• Pranë Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

• Pranë Universitetit të Maqedonisë Perëndimore (Greqi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *