Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2026”.
Në këtë konkurs, Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2025 – tetor 2026, të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.
Si çdo vit, përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim.
Në këtë kuadër, do ta vlerësonim shumë ndihmën tuaj për të informuar pedagogët dhe studentët duke mundësuar publikimin e njoftimit dhe posterit në rrjetet sociale të universitetit Tuaj.
Për informacione te mëtejshme lutemi të konsultoheni me faqen e web-it të Bankës së Shqipërisë në link-un në vijim:
