Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“, neni 57, pika 2; Statutit të Universitetit “Eqrem Çabej”, neni 47, pika 2 dhe neni 56, shpall konkursin për:
2 (dy) “Lektorë”/“Asistent-lektorë”, me angazhim me kohë të pjesshme dhe me kontratë me kohëzgjatje të caktuar, në fushën e ekonomisë pranë Njësisë Bazë të Administrimit Publik, për vitin akademik 2026-2027.
3 (tre) “Lektorë”/“Asistent-lektorë”, me angazhim me kohë të pjesshme dhe me kontratë me kohëzgjatje të caktuar, në fushën juridike pranë Njësisë Bazë të Administrimit Publik, për vitin akademik 2026-2027.
Për 1 (një) personel akademik me kohë të plotë dhe kohëzgjatje të caktuar, për vitin akademik 2026 2027, në Njësinë Bazë të Gjuhëve të Huaja pranë Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore.
buletini nr 70 date 02.11.2026