Për herë të parë, një punim shkencor i Universitetit “Eqrem Çabej” publikohet në një platformë akademike universitare në Francë, duke shënuar një arritje të rëndësishme për kërkimin shkencor në UGJ.
Studimi “Literature in the Greek Ethnic Minority in Albania” (Letërsia e minoritetit etnik grek në Shqipëri), me autor Prof. Dr. Panajot Barkën, është publikuar në platformën akademike të European International University (EIU), me seli në Paris.
Punimi është fryt i një pune kërkimore shumëvjeçare mbi historinë dhe zhvillimin e letërsisë së minoritetit etnik grek në Shqipëri. Autori ndalet te veçoritë e kësaj letërsie, trashëgimia dhe identiteti i saj kulturor, si dhe lidhjet me letërsinë shqipe e greke, duke i trajtuar ato në një këndvështrim historik dhe krahasues.
Publikimi përbën arritje për Universitetin “Eqrem Çabej” dhe një mundësi më shumë për të prezantuar punën shkencore të pedagogëve të tij përtej kufijve të vendit.
Studimi i plotë:
https://publishing.eiu.ac/research-article/literature-in-the-greek-ethnic-minority-in-albania/

