Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“, neni 57, pika 2; Statutit të Universitetit “Eqrem Çabej”, neni 47, pika 2 dhe neni 56, shpall konkursin për:
1 (një) “Lektorë”/“Asistent-lektorë”, me angazhim me kohë të pjesshme dhe me kontratë me kohëzgjatje të caktuar, në fushën e Drejtësisë pranë Njësisë Bazë të Kontabilitet-Financës, për vitin akademik 2026-2027.
11 (njëmbëdhjetë) personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar, nga këta 1 (një) në fushën e farmacisë, 10 (dhjetë) në fushën e infermieristikës, (Infermieri e përgjithshme, infermier mami, mami, teknik imazherie, teknik laboratori) pranë Njësisë Bazë të Infermierisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
7 (shtatë) “Lektorë”/“Asistent-lektorë”, me angazhim me kohë të pjesshme dhe me kontratë me kohëzgjatje të caktuar, pranë Njësisë Bazë të Kontabilitet-Financës, për vitin akademik 2026-2027.
Buletni nr. 74 datë 16.11.2026