ORGANIZIMI I STUDIMEVE
Pranimet për studimet universitare
- Studimet organizohen në këto sisteme:
- studime me kohë të plotë
- studime me kohë të pjesshme
- studime në distancë
- Programet e studimeve propozohen nga Departamentet e Fakulteteve dhe Këshilli i Fakultetit ia paraqet për miratim Senatit Akademik.
- Rektorati shpall publikisht programet e akredituara të studimeve që ofron, para fillimit të aplikimeve për pranime në të.
Ciklet dhe titujt e studimeve universitare
- Programet e studimeve në UGJ organizohen në tre cikle të njëpasnjëshme:
- cikli i parë
- cikli i dytë
- cikli i tretë
- Programet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” (MND):
- Programet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të dytë, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor ose profesional, realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është minimumi një vit
- Kriteret e pranimit për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin këto programe dhe menyra e organizimit te studimeve përcaktohen në Rregulloren e Fakultetit që ofron këto programe.
- Studimet e ciklit të tretë:
- Programet e studimeve të doktoratës: Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarura, zgjasin të paktën 3 vite dhe përfshijnë edhe 60 kredite për studime të organizuara
- Organizimi dhe funksionimi i programeve të studimeve të doktoratës, përcaktohet me rregullore të veçantë të Universitetit të Gjirokastrës.
- Universiteti i Gjirokastrës ka të drejtë të ofrojë edhe programe të studimeve jouniversitare, të natyrës profesionale, me jo më pak se 120 kredite. Zgjatja normale e këtyre programeve është jo më pak se 2 vite akademike dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë.Kriteret për pranimin në programet e studimeve jo universitare përcaktohen në Rregulloret e Fakulteteve të cilat ofrojnë këtë program studimesh.
Pranimi në ciklin e parë tё studimeve
- Ciklin e parë të studimeve në Universitetin e Gjirokastrës mund ta ndjekin:
- Çdo shtetas shqiptar që ka përfunduar me sukses Maturën Shtetërore dhe që ka ushtruar të drejtën e kandidimit në këtë institucion të arsimit të lartë.
- Studentë të transferuar nga universitete të tjera të vendit, sipas përcaktimeve të veçanta në këtë statut.
- Shtetas të huaj bazuar në marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe.
- Shtetas shqiptarë apo të huaj që kanë perfunduar studimet e larta dhe dëshirojnë të vazhdojnë një degë të dytë përkundrejt pagimit te tarifes se caktuar.
- Kriteret e përgjithshme dhe procedurat e pranimit në ciklin e parë të studimeve në UGJ përcaktohen sipas akteve nënligjore të MASH-it.
- Senati Akademik ne baze te njesive perberese te institucionit ka të drejtë të përcaktojë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Këto kritere bëhen publikisht të njohura nga institucioni, të paktën një vit para fillimit të pranimeve tё radhës, së bashku me informacionin e nevojshëm mbi Fakultetin përkatës dhe programet që ofron.
Viti akademik dhe organizimi i mësimdhënies
- Studimet në UGJ zhvillohen me bazë vitin akademik i cili organizohet në semestra me së paku 20 orë mësimi leksione, seminare e laboratorë në javë
- Kriteret e pranimit për standardet akademike të përzgjedhjes së kandidatëve për t’u pranuar në programet e ciklit të dytë dhe te trete të studimeve përcaktohen në Rregulloren e Universitetit.
Ndjekja e një programi të dytë studimi
- Personat që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer.
- Kriteret për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në rregulloren e Universitetit.
Transferimet
- UGJ ofron mundësi për transferime të studentëve midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë institucionit apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, si dhe për transferime nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë.
- Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student, me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon Fakultetit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e tij.
Njohja dhe ekuivalentimi i diplomave dhe i periudhave të studimeve
- UGJ mund të bëjë ekuivalentim të pjesëve ose programesh të plota studimi ose diploma të marra në institucione të tjera të vendit ose të huaja.
- Kërkesat për ekuivalentim te pjeseve ose programesh te plota studimi ose diploma paraqiten prane Deges Mesimore te UGJ, qe shqyrton paraprakisht plotesine e dokumentacionit dhe i percjell ne departamentet perkatese. Pergjegjesi i Departamentit ngre komisionin respektiv i cili shqyrton dhe merr vendim per ekuivalentim.
- Dokumentacioni i nevojshem qe duhet te paraqitet nga personat e interesuar per ekuivalentim te pjeseve ose programesh te plota studimi ose diploma te marra ne institucione te tjera te vendit ose te huaja eshte si me poshtë:
- Diploma e Nivelit te Studimit per ata persona qe kerkojne ekuivalentim diplome
- Pasqyra e notave dhe piket e krediteve te marra
- Programet e lendeve.
Vlerësimi moral për studentët
- Studentët që, në përfundim të studimeve të plota, kanë të gjitha notat dhjeta, fitojnë “Medalje te Arte” me çertifikatën përkatëse; ata që kanë jo më pak se 80% te notave dhjeta e pjesën tjeter nënta, fitojnë Çertifikatën “Student i Shkëlqyer”.
- Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni në çdo fakultet; për studentet që fitojnë “Medalje te Arte” ose Çertifikatën “Student i Shkelqyer”, ceremonia organizohet në shkallë Universiteti dhe dorëzimi i diplomave bëhet personalisht nga Rektori, në prani të përfaqesuesve të Senatit, te profesoratit, administratës e studentëve.