Njoftim mbi vazhdimësin e mësimdhënies

Njoftime Studentet

Data 1 qershor sjell në klasat dhe auditoret e universitetit tonë studentët që do të kryejnë mësimin në kushte të veçanta, me orare dhe rregulla të vendosura qartë. Mosrespektimi i tyre do të ketë penalitete për të gjithë shkelësit.

Studentët e programeve “Bachelor” dhe studentët e vitit të dytë të programeve me karakter profesional, hyrja për në institucion – ora 08:00.Studentët e programeve të ciklit të dytë “Master”, “Master Profesional” – ora 10:00.

Hyrja do të bëhet nga hyrja kryesore e ambienteve të jashtme të universitetit, duke eleminuar dy hyrjet anësore. Të gjithë do të hyjnë me rradhë një nga një me largësi 1.5 deri në 2 metra.Para hyrjes do të kryhet:

  1. verifikimi i temperatures
  2. verifikimi i pajisjes me maskë dhe doreza personale
  3. Sprucimi me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duard. Identifikimi i çdo personi në bazë të listave të studentëve, personelit akademik apo stafit administrative.

Studentët me shenja të sëmundjes, simptoma të ngjashme apo temperaturë këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë sekretarinë mësimore përmes telefonit. Sekretaria mësimore informon në dekanat për çdo rast të evidentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *