Personel akademik pranë Njësisë Bazë të Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies – FESHSH

Njoftim Punësimi

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.

Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies, propozon 9 (nëntë) personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar. Kriteret që duhet të plotesojnë kandidatet janë si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën “Psikologji”, “Pedagogji”,“Logopedi”,“Mësues i Arsimi Fillor”, në sistemin me kohë të plotë studimi.
  2. Të kenë përfunduar studimet “Master i Shkencave ” në fushën “Mësues i Arsimit Fillor”, “Logopedi” ose fushën “Pedagogji –psikologji”.
  3. Të ketë përvojë si mentor në praktikat pedagogjike të ushtruara me marrëveshje midis ZA Gjirokastër dhe Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
  4. Të kenë notë mesatare të përgjithshme jo më pak se 8 (tetë).
  5. Të kenë përvojë në mësimdhënie më shumë se 3(tre) vjet.
  6. Të kenë përvojë në mësimdhënien në Arsimin e Lartë.
  7. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë perëndimore, preferohet gjuha angleze.
  8. Të kenë aktivitet botues në revista shkencore të njohura zyrtarisht, ose materiale shkencore në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  9. Të kenë aftësi të mira komunikuese të punës në grup.
  10. Preferohen kandidatët që kanë gradë shkencore, tituj akademikë

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *