Personel Akademik Pranë Departamentit / Njësisë Bazë e Gjuhëve të Huaja – FESHSH

Njoftim Punësimi

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.

Njësia Bazë e Gjuhëve të Huaja, propozon 4 (katër) personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar. Kriteret që duhet të plotesojnë kandidatet janë si më poshtë:

  1. Të kenë përfunduar studimet e larta në fushën e Gjuhës angleze, në sistemin me kohë të plotë studimi.
  2. Të kenë notë mesatare të përgjithshme jo më pak se 8 (tetë).
  3. Të kenë përfunduar studimet “Master i Shkencave” në fushën e Gjuhësisë ose Letërsisë, me notë mesatare jo më pak se 8 (tetë).
  4. Të kenë përvojë në mësimdhënie mbi 3 (tre) vjet.
  5. Të kenë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e Gjuhësisë ose Letërsisë ose të jenë në proces.
  6. Preferohen kandidatët që kanë gradë shkencore, tituj akademikë

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *