Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.
Njësia Bazë / Departamentii Infermierisë 20 (njëzetë) vende te lira pune. Të interesuarit për pozicionet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare me kohë të plotë në universitetet publike ose jashtë shtetit pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme. Kanë përparësi kandidatët që kanë mbaruar specializime, në përshtatje me lëndët që do të zhvillojnë.
- Në rast se kandidati zotëron një diplomë të tillë, të marrë në universitete të huaja, kërkohet që të jetë e ekuivalentuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
- Nota mesatare e studimeve universitare per mjeket te jete 7.5 e siper. Ky eshte kriter skualifikues.
- Të kenë mbaruar studimet universitare në Infermieri e Përgjithshme ose Mami me kohë të plotë në universitetet publike. Kanë përparësi infermieret qe punojne ne Spitalin e Gjirokastres (kryesisht kryeinfermieret), ku studentet kryejne praktiken profesionale.
- Nota mesatare e studimeve universitare për infermierët te jete 7 e sipër.
- Kanë prioritet kandidatët që zotërojë një gjuhë të huaj të Bashkimit Europian sipas testeve të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
- Preferohen kandidatët që kanë eksperiencë pune në klinikë dhe në mësimdhënie universitare.
- Kanë përparësi kandidatet qe kanë botime shkencore.
- Kanë përparësi kandidatët me tituj dhe grada shkencore.
- Preferohenkandidatët me kualifikimetëndryshmepasuniversitare
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Dëshmi penaliteti
- Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.