Personel Akademik Pranë Departamenti i Kontabilitet-Financës – FE

Njoftim Punësimi

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.

Departamenti i Kontabilitet-Financës
6 (gjashtë) persona, 5 (pese)në fushën e Ekonomisë dhe 1 në fushën e Drejtësisë;

Gjithashtu, ju propozojmë që kriteret e vlerësimit të kandidatëve që konkurojnë për personel akademik me kohë të pjesshme në njësitë bazë të FE, të jenë si më poshtë:

  1. Të kenë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë “Bachelor” në fushën e Ekonomisë apo Drejtësisë, në sistemin me kohë të plotë (brenda apo jashtë vendit).
  2. Të kenë diplomën “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me të në fushën e Ekonomisë apo Drejtësisë (fituar brenda apo jashtë vendit).
  3. Preferohen të kenë përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë.
  4. Të kenë njohuri të gjuhëve perëndimore (anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht) e vërtetuar me dëshmi.
  5. Preferohen të kenë botime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të vërtetuara me dëshmitë përkatëse.
  6. Të kenë aftësi të mira komunikuese e të punuarit në grup.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *