“Klubi i studentëve” – nisma më e re e studentëve të UGJ.
“Së bashku ne mundemi – Together we can”.
Është kjo motoja që bëri së bashku një grup studentësh, nismëtarë të Klubit të Studentëve në UGJ, me synim kryesor pasurimin e jetës studentore.
Më shumë aktivitete, veprimtari argëtuese, edukuese dhe zhvillimore synohen të arrihen përmes këtij klubi.
Erlinda, Endri dhe Vini, pjesë e grupit organizator, prezantuan sot para studentëve platformën e tyre duke u bërë thirrje studentëve të të gjitha fakulteteve në UGJ të bëhen pjesë e klubit dhe t’i japin jetë kësaj nisme që ka gjetur mbështetjen e plotë të pedagogëve dhe organeve drejtuese të Universitetit.
Ju mund të bëheni pjesë e klubit duke skanuar kodin QR që ndodhet në posterin reklamues ose duke shkruar në faqen zyrtare të klubit në instagram
https://instagram.com/studentetugj?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==



