HAPEN APLIKIMET PËR PROGRAMIN E FORMIMIT TË VAZHDUAR NË FUSHËN PSIKO – PEDAGOGJIKE
35 kredite (ECTS)
kohëzgjatje 1 (një) semestër.
Ky program studimi ofrohet në gjuhën shqipe me kohë të plotë.
Aplikantët për t’u regjistruar në këtë program studimi të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike, duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar për ciklin e parë të studimeve, të vendosur për pranimet në programet e ciklit të parë të cilat japin akses në fushën e mësuesisë, i cili ka qenë në fuqi në vitin akademik në të cilin ata kandidatë kanë filluar studimet e ciklit të parë “Bachelor”, si dhe të gjithë kandidatët e tjerë që nuk kanë ndjekur këtë kategori programesh studimi të ciklit të parë, sipas fushave të përcaktuara në tabelën bashkëngjitur, por duan të ndjekin programin e formimit të vazhduar.
Data e fillimit të regjistrimit 11.09.2023 – 11.10.2023, pranë Sekretarisë mësimore të Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Dokumentacioni për aplikim:
Formular i kërkesës për aplikim
Fotokopje e kartës së identitetit
Biografi profesionale
Diploma e maturës shtetërore/Dëftesë pjekurie ose duplikat diplome e njehësuar nga ZVA dhe Drejtoria e Shkollës
Diploma e studimeve universitare dhe lista e notave (studimeve të ciklit të parë “Bachelor”, Diplomë të ciklit të dytë Master i Shkencave, Master i Arteve ose master profesional me 120 kredite apo ekuivalente me to, të lëshuara nga insitucione të arsimit të lartë, programi i studimit të së cilave përputhet me një nga fushat / Lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar të përcaktuar në aneksin 1të Udhëzimit Nr. 3, datë 15.02.2023 të MAS.
2 fotografi
Mandat pagesa e tarifës së aplikimit.

