Apliko tani për t’u bërë pjesë e shkollës verore me temë: “Politikat integruese të pakicave etnike në vendin tonë; Realiteti dhe legjislacioni në përputhje me legjislacionin e BE-së”.
25 shtator – 29 shtator 2023
Lektorët nga Universiteti i Gjirokastrës dhe Universitetet e Ballkanit do t’i njohin studentët me realitetin shqiptar lidhur me të drejtat e pakicave dhe përshtatshmërinë e tyre me politikat integruese të BE-së.
Kjo shkollë është pjesë e projektit Jean Monnet “EPPAL-Europianizimi i Politikave Publike në Shqipëri” i cili synon ndër të tjera promovimin e ekselencën në mësimdhënie, përfshirjen e publikut të gjerë dhe përhapjen e njohurive rreth BE-së dhe ku Universiteti i Gjirokastrës është një nga partnerët kryesorë.
Për të aplikuar klikoni në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe7LvAihojGQb-t2djrsmbbVCAd_3Kxr4PgFZrX3ZNavkZTDA/viewform?usp=sharing