Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ju njofton se me rastin e festave të nëntorit, dita e hënë datë 27.11.2023, do të jetë ditë pushimi.
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se institucionet arsimore do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023, bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”.
Procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet që janë përcaktuar për këtë ditë do të zëvendësohen ditën e shtunë datë 02.12.2023.
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër ju uron festa dhe pushime të mbara!
![](https://uogj.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/festat-e-nentorit-724x1024.jpg)