Universiteti i Gjirokastrës, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare që u zhvillua në Universitetin e Sporteve, Tiranë, në datat 22-23 nëntor 2023, në kuadër të partneritetit në projektin EntrAl.
Grupi i punës i UGJ dha kontributin e vet në suksesin e Konferencës që përmbylli aktivitetet e këtij projekti, ku morën pjesë përfaqësues të 12 universiteteve partnere në projektin EntrAl, financuar nga Programi Erasmus Plus.
Përgjatë dy ditëve, partnerët Europianë dhe shqiptarë prezantuan rezultatet e projektit dhe vunë theksin mbi shtigjet sipërmarrëse që janë përcaktuar dhe rekomanduar të ndiqen në rrjedhën 3-vjeçare të këtij projekti me impakt të rëndësishëm në zhvillimin e mentalitetit sipërmarrës në universitetet shqiptare.
Konferenca Ndërkombëtare konkludoi se projekti EntrAl përfundoi aktivitetet me sukses të plotë duke arritur të gjitha objektivat e veta.
Partnerët shqiptarë vlerësuan ndihmën e universiteteve partnere europiane në rrugëtimin sipërmarrës të arsimit të lartë në Shqipëri.




