Themelimi dhe avancimi i Zyrave të Karrierës brenda universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës

Aktivitete

“Themelimi dhe avancimi i Zyrave të Karrierës brenda universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës” ka qenë tema e diskutimit mes përfaqësuesve të Universitetit të Gjirokastrës dhe universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës.

Takimi u zhvillua në ambientet e zyrës së zv/rektorit për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Sekretari i Përhershëm i UHZ-së i shoqëruar nga drejtori i Zyrës për Zhvillimin e Karrierës dhe drejtori për Mësimdhënie dhe Çështje Akademike në UHZ, u pritën nga dy zv/rektorët e UGJ, prof.asoc Valbona Duri dhe prof.asoc. Jaho Cana.

Përfaqësuesit nga Kosova paraqitën projektidenë mbi ngritjen dhe zhvillimin e zyrave të Këshillimit të Karrierës dhe ALUMNIT në shërbim të studentëve gjatë viteve të shkollimit, si dhe të diplomuarve, nëpërmjet gjurmimit të tyre pas përfundimit të studimeve, duke mundësuar dhe lehtësuar lidhjen e tyre me tregun e punes.

Ky takim u pasua nga një vizitë në ambientet e UGJ – së si dhe nga takimet me specialistë të ALUMNI-t, Këshillimit të Karrierës dhe Formimit të Vazhduar, si dhe me specialistë të sektorit të standarteve dhe kurikulave në UGJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *