Thirrje për aplikime për projekte kërkimore – shkencore

Njoftime

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të UGJ-së datë 30/08/2021, Nr. 976 Prot., Kreu IX për “Kërkimin shkencor”, neni 80 për “Projektet e kërkimit shkencor”, Universiteti i Gjirokastrës shpall thirrjen për aplikime për “Projekte të Kërkimit Shkencor” për vitin 2024.

FUSHAT PRIORITARE

Në kuadër të misionit të tij për mbështetjen e kërkimit shkencor, UGJ fton të aplikojnë personel akademik me kohë të plotë nga të tre fakultetet, të cilët janë të interesuar të angazhohen për të kontribuar në fushat e:

  • Metodologjia e mësimdhënies dhe mësimnxënies
  • Zhvillimi linguistik dhe historik
  • Sistemet e teknologjisë së informacionit
  • Biodiversiteti dhe mjedisi
  • Zhvillimet demografike
  • Turizmi i qendrueshëm
  • Trashëgimia kulturore, etj

                                                    KALENDARI I THIRRJES

Publikimi i thirrjes 13/05/2024

Afati i fundit për adresimin e pyetjeve 27/05/2024

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve 07/06/2024

Vlerësimi i propozimeve 14/06/2024

Shpallja e fituesve 21/06/2024

Nënshkrimi i kontratës 24/06/2024

       Për më tepër info klikoni: Thirrje  për  aplikime  për  projekte  kërkimore  – shkencore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *