- Të lexuarit si gur themelor i komunikimit nuk duhet të kufizohet në format tradicionale, por duke qënë në një epokë digjitale, të lexuarit përfshin edhe burimet multimediale, duke i udhëhequr nxënësit në të kuptuarit dhe vlerësimin kritik të informacionit.
- STEM si qasje arsimore ndërdisiplinore integron katër fusha: Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Qëllimi është t’u ofrojë nxënësve njohuri dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe kreativitetin, zbatimet në botën reale.
- Matematika: Mësuesit e pajisur me njohuritë bashkëkohore pedagogjike mund ti transformojnë parimet absrakte matematikore në zbatime te prekshme të jetës reale.
- Shkenca pasuron të kuptuarit për konceptet shkencore dhe ndezin në klasë ndjenjën e kuriozitetit te nxënësit.
- Teknologjia nuk është thjesht një detyrim professional por një kontekst i domosdoshëm bashkimi i të gjitha burimeve dhe aftësive për të përballuar sfidat e kohës.
Trajnimet në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve synojnë:
- Trajnimin e mësuesve të arsimit fillor për aftësitë që vlerësohen në studimet ndërkombëtare PIRLS, TIMSS, sipas qasjes STEM.
- Trajnimin e mësuesve të lëndëve / profileve: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikë dhe Shkencat e natyrës (Fizikë, Biologji, Kimi) për aftësitë që vlerësohen në studimin ndërkombëtar PISA dhe sipas qasjes STEM.
Nisur nga shpërndarja gjeografike trajnimet për fazën e parë Prill – Maj 2024 u zhvilluan nga Agjensia Trajnuese Universiteti i Gjirokastrës (rajoni 7), si më poshtë:
- Sarandë, ku u përfshinë ZVAP- të : Finiq – Dropull dhe Sarandë – Konispol – Delvinë
- Gjirokastër, ku u përfshinë ZVAP-të : Gjirokastër – Libohovë, Përmet – Këlcyrë dhe Tepelenë – Memaliaj.
Universiteti i Gjirokastrës përfundoi me sukses fazën e parë të trajnimeve Prill-Maj 2024 duke siguruar kapacitetet infrastrukturore të nevojshme në mbarëvajtjen e zhvillimit të moduleve. Në këtë fazë të parë u zhvilluan trajnime me 34 grupe dhe u trajnuan 646 mësues për modulin e parë të trajnimit ku u përfshinë mësues të arsimit fillor, mësues AMU dhe AML të kimisë, biologjisë, fizikës, matematikës dhe drejtuesit e shkollave, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e shërbimit psiko –social.
KOORDINATOR
Msc. Marjeta FULE
Klikoni per informacionin e plote…