Bursa studimi për programet prioritare

Njoftime Njoftime Studentet

Je ende në kohë të bësh zgjedhjen e duhur! 📢📚

 Bashkohu me Universitetin e Gjirokastrës dhe përfito nga bursat e studimit për programet prioritare, që kanë vlerën e pagës minimale. Kjo është një arsye më shumë përse duhet të zgjedhësh UGJ!🔗 

Kliko linkun https://ualbania.al/pages/fakultete.html?id=4 për të bërë aplikimin në https://ualbania.al/🎓 

UGJ ofron 3 bursa për programin e studimit Biologji – Kimi. Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të studiuar dhe për të marrë mbështetje financiare!⏳ Afati i aplikimeve është deri më 4 Gusht.

Zgjidh UGJ dhe investo në të ardhmen tënde akademike!✨ Në vitin e parë të studimeve, studentët që zgjedhin një nga programet e studimit prioritare përfitojnë mbështetje financiare me bursë në masën e pagës minimale mujore.📈 Pas vitit të parë të studimeve, bursat ofrohen mbi bazën e arritjeve akademike:

– 🏆 Me notë mesatare mbi 8.00: 100% e pagës minimale- 🌟 Me notë mesatare nga 6.5 deri në 8.00: 60% e pagës minimale- 📊 Me notë mesatare deri në 6.5: 30% e pagës minimale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *