Universiteti “Eqrem Çabej” çel modulet e trajnimit nga LLL-Center për periudhën Shtator-Tetor 2024. Trajnimet janë të akredituara nga ASCAP dhe implementohen që prej vitit 2020.
Për regjistrim dhe informacion të detajuar klikoni në linket bashkëngjitur moduleve.
Ju mund të regjistroheni në këto module trajnimi:
1. Korniza kurrikulare në arsimin parashkollor. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17729
2. Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në procesin e mësimdhënies /nxënies në shkollat e arsimit parauniversitar https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17730
3. Përshtatja dhe modifikimi i planit edukativ në varësi të nevojave të çdo nxënësi. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17731
4. Aspekte të një komunikimi të ri në shkollë. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17732
5. Projektimi i të nxënit për të gjithë, format e mësimdhënies dhe stilet e të nxënit. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17733
6. Identifikimi parandalimi dhe ndërhyrja në sjelljet problematike të nxënësve. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17734
7. Kultura e të nxënit. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17735
8. Komunikimi me nxënësit, prindërit, kolegët. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17736
9. Kompetencat kyç, kompetencat lëndore dhe rezultatet e të nxënit. https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17737
Trajnimet do të zhvillohen në sallën e Mediatekës, UGJ, ora 14:00 – 18:00.
Pagesa për 1 kredit është 1200 lekë.
Në kategorinë “Agjencia” përzgjidh Universiteti i Gjirokastrës dhe në kategorinë “Moduli”, përzgjidh modulin për të cilin jeni të interesuar.