Në kuadër të 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përgatitur posterin ndërgjegjësues bashkëlidhur, me mesazhin “Ti ke të drejtë të informohesh, ne kemi detyrim të përgjigjemi”.
Për ta bërë këtë mesazh të dukshëm, ju ftojmë ta publikoni materialin bashkëlidhur në faqen zyrtare të institucionit tuaj, në formatin banner ose pop-up, më datë 28 shtator 2026, duke e mbajtur të dukshëm gjatë gjithë ditës dhe duke ruajtur të pandryshuar përmbajtjen, elementët grafikë dhe kodin QR.
Kontributi juaj në përcjelljen e këtij mesazhi ndihmon në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për ushtrimin e së drejtës për informim.

