Marrëveshje e bashkëpunimit me Universitetin POLIS

Aktivitete

Universiteti “Eqrem Çabej” i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Bektash Mema, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin POLIS (U_POLIS) i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Besnik Aliaj.Palët në këtë marrëveshje janë institucione autonome, të cilat bien dakord të punojnë në partneritet për arritjen e objektivave të përbashkëta, duke ruajtur identitetet, qëllimet dhe objektivat e tyre.Bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve përfshin:

➡️ shkëmbimin e njohurive, stafit dhe infrastrukturës për bashkëpunim reciprok në fusha me interes të ndërsjellë, sidomos fushat e zhvillimit lokal dhe rajonal, etj.;

➡️ shkëmbimin e përvojave dhe kapaciteteve institucionale;

➡️ shkëmbimin e materialeve, studimeve, botimeve dhe rezultateve të punës studimore dhe shkencore që realizohet në të dy institucionet;➡️ nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të përbashkëta me interes reciprok;

➡️ mundësimin e projekteve, programeve dhe financimeve të përbashkëta me interes të ndërsjellë;

➡️ shkëmbimin e stafit dhe ekspertëve të të dyja institucioneve me qëllim zhvillimin e moduleve/leksioneve, trajnimeve, projekteve të përbashkëta kombëtare dhe europiane, etj.;

➡️ pjesëmarrjen dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe infrastrukturore të institucioneve në projekte kërkimore dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët si konferenca, seminare etj.;

➡️ aktivitete prezantuese dhe/ose promovuese, panaire apo ditë karriere, bashkëbisedime me studentë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *