Pjesëmarrja e Universiteti “Eqrem Çabej” në Workshop-in Ndërkombëtar në Universitetin e Salentos

Aktivitete

Në kuadër të periudhës së mobilitetit akademik pranë Universitetit të Salentos, në programin PNRR-TNE International Mobility Programme – Health Education and Advance Learning Through Collaboration, Opportunities, Networking, and Educational Connections in Balcans and Asian Coutries, Prof.asoc.Valbona Duri dhe Prof.asoc.Joana Taci, morën pjesë gjithashtu dhe në workshop-in ndërkombëtar “Strengthening Cooperation between the University of Salento and Western Balkans Universities”, zhvilluar më 25 shkurt në Lecce.

Gjatë këtij International Academic Workshop, Universiteti “Eqrem Çabej” u prezantua përmes cikleve të studimit që ofron,  prioriteteve në fushën e ndërkombëtarizimit, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit rajonal, përkrah universiteteve të tjera pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor.

Përveç pjesëmarrjes aktive në diskutimet plenare dhe në tryezën përmbyllëse, workshop-i krijoi mundësi konkrete për:

  • shkëmbim përvojash mbi strategjitë e ndërkombëtarizimit;
  • identifikimin e fushave të përbashkëta të kërkimit;
  • zhvillimin e kontakteve direkte institucionale për iniciativa të përbashkëta akademike dhe projekte kërkimore;
  • forcimin e rrjeteve të bashkëpunimit në hapësirën Adriatiko–Ballkanike.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit “Eqrem Çabej” në kuadër të mobilitetit akademik dhe angazhimit të tij në rrjete evropiane.