Dokumentacioni për të përfituar bursë

Bursa per studentet

Bazuar në Vendimin Nr. 39, datë 23.01.2019 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në VKM 903, dt. 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar ,  njoftohen të gjithë studentët e UGJ-së të PROGRAMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR, se ka filluar procedura për dorëzimin e dokumentave për përfitim burse për  vitin akademik 2020- 2021.

  • Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe pranë zyrës Juridike nga e hëna në të premte, ora 09:00-12:00.
  • Bashkëlidhur gjeni formularin dhe dokumentacionin që do paraqesin studentët sipas kategorive.
  • Studentët duhet të dorëzojnë me dokumentacionin dhe nr. personal të llogarisë bankare.
  • Dokumentacioni të jetë origjinal ose i noterizuar (përveç dokumentacionit të marrë nga e-albania).
  • Studentët me mesatare 9 (nëntë) -10 (dhjetë)
  •  Studentët e pranuar në vitin e parë akakdemik “Bachelor” 2020-2021 me notë mesatare 9 (nëntë) -10 (dhjetë), listat e këtyre studentëve në bazë të notës mesatare përkatëse do të përcillen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Këta studentë duhet të dërgojnë me shërbimin postar vetëm fotokopje të kartës së identitëtit dhe nr personal bankar.
  • Studentët që ndjekin studimet, në vitet pas të parit, të cilët kanë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës akademik, me notë mesatare vjetore e ponderuar nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) përgatiten nga insitucioni (sekretaria mësimore) dhe terhiqen në formë vërtetimi pranë saj.

Këta studentë duhet të dërgojnë me shërbimin postar vetëm fotokopje të kartës së identitetit dhe nr personal bankar.

  • Bursa financiare paguhet nga data e regjistrimit në rastet e aplikimit në fillim të vitit akademik. Për fazat e tjera, bursa financiare paguhet nga muaji pasardhës, kur studenti ka paraqitur kërkesën dhe përfitojnë vetëm ata studente që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë vendim gjatë vitit akademik 2020 – 2021.

Klikoni  qe te informoheni:

Dokumentacioni i nevojshëm për vërtetimin e statusit të studentëve të kategorive sociale   

Shtojca nr.1: Studentet qe perfitojne burse per vitin 2018-2019 / VKM NR 903 date 21.12.2016

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet nëpërmjetshërbimit postar në adresën:

Universiteti “Eqrem Çabej”

Lagjia “18 Shtatori”, Rruga Studenti, Gjirokastër kodi postar  6001

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *