Personel Akademik Pranë Departamentit/ Njësisë Bazë të Historisë dhe Gjeografisë – FESHSH

Njoftim Punësimi

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.

Njësia Bazë e Historisë dhe Gjeografisë, propozon 8 (tetë) personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar.Kriteret që duhet të plotesojnë kandidatet janë si më poshtë:

  1. Të kenë përfunduar studimet e larta në degën Histori / Gjeografi, brenda ose jashtë vendit, në sistemin me kohë të plotë.
  2. Të kenë notë mesatare të përgjithshme dhe të specialitetit, jo më pak se 8 (tetë).
  3. Të kenë përfunduar studimet “Master i Shkencave”, në Histori / Gjeografi, me notë mesatare jo më pak se 8 (tetë).
  4. Të kenë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e Historisë / Gjeografisë ose të jenë në proces.
  5. Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, me dëshminë përkatëse.
  6. Të kenë aftësi të mira komunikuese ose të punës në grup.
  7. Të kenë aktivitet botues në revista shkencore të njohura zyrtarisht ose material shkencor në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
  8. Preferohen kandidatët që kanë gradë shkencore, tituj akademikë

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *