Projekti i përbashkët synon pasurimin e metodave të mësimdhënies nëpërmjet një qasjeje të re të praktikës amerikane që do të zbatohet në UGJ.
Mirela Çupi, specialiste e Edukimit dhe Kulturës në Ambasadën Amerikane i pohoi rektorit Mema dhe përfaqësuesve të stafit akademik, mbështetjen e Ambasadës Amerikane me programe të cilat kanë në bazën e tyre konkurrencën. “Programi aktual është funksional prej shumë vitesh. Ne e konsiderojmë të rëndësishëm bashkëpunimin mes pedagogëve dhe punën në grup”, u shpreh ajo.
Rektori i UGJ, prof.dr. Bektash Mema shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Ambasada Amerikane, ndërsa bëri një përmbledhje të hapave të rëndësishëm që po hedh universiteti në kuadër të ndërkombëtarizimit të tij. “Jemi të interesuar të tërheqim specialistë me performancë të lartë për ta kthyer universitetin në një qendër rajonale, sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore me programe të nivelit të dytë”, theksoi ai.