Universiteti i Gjirokastrës ka firmosur sot Protokollin e Bashkëpunimit me Universitetin e Janinës.

Aktivitete

Kuadri i bashkëpunimit mes dy universiteteve i referohet aspektit akademik dhe kërkimor në nivel universitar, pasuniversitar dhe doktoraturë. Qëllimi I bashkëpunimit është përmirësimi i përmbajtjes së programeve të studimit të Universitetit të Gjirokastrës dhe “çertifikimi” I tyre; modernizimi i programeve të studimit me fokus programet e përbashkëta dhe shkollat verore, përmes njohjes së krediteve; aplikimi I projekteve të përbashkëta dhe dizenjimi i programeve të studimit për të tre ciklet. Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në auditorin e UGJ ishin: ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj. Evis Kushi , zv/ministri i arsimit të Greqisë z. Angelos Syrigos, ambasadorja e Greqisë znj. Sofia Filipidhu, rektori i universitetit të Janinës z. Triantafyllos Albanis, përfaqësues të pushtetit vendor, pedagogë, miq dhe të ftuar. Në fjalën e vet, rektori i UGJ, prof.dr. Bektash Mema, vlerësoi të gjithë faktorët që kontribuan në realizimin e kësaj nisme. Ai theksoi se nënshkrimi i këtij protokolli bashkëpunimi ndërmjet UGJ dhe UJ, çel një fazë të re në marrëdhëniet dypalëshe, me fokus thellimin e procesit të ndërkombëtarizimit të UGJ – së dhe të përafrimit të tij me standartet e hapësirës evropiane të arsimit të lartë.Për rektorin e UJ, prof. Triandafilos Albanis, ky është një hap i rëndësishëm që i çel rrrugë bashkëpunimit jo vetëm në aspektin akademik, por në të dyja rajonet fqinje. E pranishme në event, ministrja Kushi vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në kuadër të ndërkombëtarizimit. Ajo theksoi se nënshkrimi I saj do të shërbejë edhe për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë në fusha të ndryshme të jetës. Për ministren Kushi, qëllimi është njehsimi I diplomave shqiptare me ato evropiane. Gjatë fjalës së vet zv/ministri i arsimit të Greqisë z. Angelos Syrigos e vlerësoi marrëveshjen si një mundësi për integrimin e Universitetit të Gjirokastrës me universitete evropiane dhe shprehu gatishmërinë për implementimin e saj. Për kryebashkiakun Golemi sfidë mbetet konkretizimi I marrëveshjeve të tilla. Ai ka kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria për Gjirokastrën si qytet turistik dhe universitar. Universiteti i Janinës dhe Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës kanë ndjekur një qasje në rritje drejt bashkëpunimit të frytshëm që në vitin 1993. Marrëveshjet e Bashkëpunimit në rang institucional, kanë forcuar partneritetin strategjik duke bërë të mundur realizimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta kërkimore. Universiteti i Janinës ka akorduar një numër të konsiderueshëm diplomash pasuniversitare PHD për studentët që vijnë nga rajoni i Gjirokastrës. Kliko foto nga aktiviteti..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *